Shqipëria

Çako premton luftë të pakompromis ndaj organizatave kriminale

"Forca e ligjit do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj në bashkëpunim me partnerët tanë"

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka garantuar luftë të pakompromis ndaj organizatave kriminale, transmeton albinfo.ch.

“Forca e ligjit do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj në bashkëpunim me partnerët tanë. Që do të thotë luftë të pakompromis ndaj çdo veprimtarie kriminale dhe sidomos organizatave të strukturuara kriminale”, ka thënë Çako, i cili nuk ka komentuar thirrjen e opozitës për të dhënë dorëheqje.