Sport

I caktohet çmimi Rashicës

Sipas “De Gelderlander, nëse ndonjë skuadër dëshiron transferimin e Rashicës duhet të paguajë 10 milionë euro

Klubi holandez, Vitesse, i ka caktuar çmimin për largim yllit kosovar, Milot Rashica.

Sipas “De Gelderlander, nëse ndonjë skuadër dëshiron transferimin e Rashicës duhet të paguajë 10 milionë euro.

Anësori kërkohet nga disa skuadra me emër në Evropë si Milani, Napoli, Udinese, Newcastle, ndërsa së fundmi thuhet se interesim ka shprehur edhe Hannoveri, transmeton Albinfo.ch.

Rashica ka shënuar 15 gola deri tani në karrierë për Vitessen. 21-vjeçari në këtë klub është që nga viti 2015.