Sport

Cana, “Ambasador special”i sportit të Kosovës

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) sot në kryeqytet ka organizuar një ceremoni solemne, me ç’rast yllin e futbollit shqiptar, Lorik Canën e emëroi ‘Ambasador special të sportit’.

Kështu, përveç obligimeve që ka me Kombëtaren e Shqipërisë dhe me Lazion, mesfushorit kosovar tani iu është shtuar edhe një detyrë shtesë. Ai i është bashkuar misionit të lobimit për ta përshpejtuar procesin e ndërkombëtarizimit të sportit kosovar.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka pohuar se seriozisht do të përpiqet ta ndihmoj atdheun tij në këtë drejtim. (Expresse)