Sport

Cana, legjendë e Shqipërisë

“Cana është një legjendë e kombëtares ai ka bërë shumë për këtë skuadër dhe unë shpresoj pse jo t’i ngjaj sadopak”, deklaroi Frederik Veseli

Pas humbjes nga Italia, kuqezinjtë po përgatiten për ndeshjen miqësore që do të zhvillohet të martën ndaj Bosnje Hercegovinës, shkruan albinfo.ch.

 

Trajneri Gianni De Biasi pritet që t’iu japë hapësirë disa lojtarëve tjerë që do të kenë mundësinë të debutojnë në Kombëtare si Keida Bare, i cili luan në Atletico Madrid.

 

Para kësaj ndeshje ka folur edhe mbrojtësi Frederik Veseli, i cili mban numrin 5, ashtu si ish-kapiteni dhe lideri kuqezi, Lorik Cana.

 

“Cana është një legjendë e kombëtares ai ka bërë shumë për këtë skuadër dhe unë shpresoj pse jo t’i ngjaj sadopak. Unë kam statusin tim dhe shpresoj të jap më të mirën si Veseli, por t’i afrohem sadopak Canës do të ishte diçka me të vërtetë pozitive. Na mungon pak sepse Loriku mbetet Loriku, por që po mundohemi të bëjmë punën tonë”, ka thënë Veseli në konferencën për media.