Uncategorized

Cana mund të nisë karrierën e re te Lausanne

Presidenti i klubit Alen Josef ka thënë se e ka kërkuar Canën si futbollist në fund të karrierës, ndërsa tani mendon se mund t’i shtojë vlerë klubit në pozitë tjetër

Ashtu siç e ka nisur karrierën si futbollist, Lorik Cana mund të nisë punë të re për herë të parë te Lausanne e Zvicrës.

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, që u përshëndet pak ditë më parë nga futbolli, mësohet se ka marrë ofertë nga klubi zviceran që të bëhet drejtor sportiv.

Presidenti i klubit Alen Josef ka thënë se e ka kërkuar Canën si futbollist në fund të karrierës, ndërsa tani mendon se mund t’i shtojë vlerë klubit në pozitë tjetër.

“Kemi rreth një vit që negociojmë. Në fillim ne ishim gati që t’i jipnim mundësinë që të vinte këtu te ne për të mbyllur karrierën. Tani që ai është shkëputur nga futbolli, kjo nuk do të thotë që profili i tij nuk na intereson më. Ai është një person i cili mund të sjellë një vlerë reale të shtuar në klubin tonë”, ka thënë ai, shkruan Albinfo.

Lausanna nuk ka pasur asnjëherë më parë drejtor sportiv.