Sport

Cana, në mesin e të fortëve

Lorik Cana u ndëshkua me karton të kuq pas vetëm 37 minutave në ndeshjen kundër Zvicrës, por ai e sakrifikoi veten për ekipin kombëtar

Një specialist i ESPN ka përpiluar një listë me 10 lojtarët “e fortë” që qarkullojnë aktualisht në futbollin botëror dhe në këtë listë, ka përfshirë edhe kapitenin e përfaqësueses shqiptare, Lorik Cana, shkruan albinfo.ch.

Të cilësuar si futbollistë që bëjnë gjithçka për të siguruar fitoren për ekipin e tyre, këta futbollistë vlerësohen si mëse të domosdoshëm për skuadrat që synojë të fitojnë diçka.

Në “Euro 2016”, Canës iu deshën vetëm 37 minuta në ndeshjen e parë të Shqipërisë për të marrë një karton të kuq dhe befasia e vetme ishte se ndëshkimi ishte për diçka aspak prozaike apo të dhunshme si prekja e topit me dorë. “Nëse topi është mes dy lojtarëve dhe unë mendoj se mund ta fitoj, unë do të përpiqem në çdo mënyrë”, tha ai kur ishte pjesë e Sunderlandit.