Sport

Cana, në shenjtërimin e Nënës Terezë

“Shenjtërimi i saj, si simbol në zemrat e të varfërve dhe si simbol i kombit tonë na bënë krenar për origjinën tonë dhe ndjenjën tonë qe kemi për solidaritet dhe respekt ndaj te tjerëve”, ka shkruar Cana

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, ka marrë ftesë për të marrë pjesë në shenjtërimin e Nënës Terezë që do të mbahet më 3 shtator në Vatikan, shkruan albinfo.ch.

Këtë e ka bërë te ditur vetë lojtari me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”. “Me kënaqësi pranova ftesën zyrtare për të marrë pjesë në evenimentin për shenjtërimin e Nënës Terezë me datën 3 shtator në Vatikan. Shenjtërimi i saj, si simbol në zemrat e të varfërve dhe si simbol i kombit tonë na bënë krenar për origjinën tonë dhe ndjenjën tonë qe kemi për solidaritet dhe respekt ndaj te tjerëve. Falënderime Diana Toska dhe gjithë stafit për angazhimin që ky event të mbahet. Me respekt L.C .”, ka shkruar Cana.

Cana është jo vetëm kapiten i Kombëtares, por edhe një simbol për tifozët kuqezi. Ai ka paralajmëruar se do të pensionohet nga Kombëtarja shqiptare.