Sport

Cana rikthehet te Lacio

Cana, tashmë 34 vjeçar, ka bartur fanellën e Lazios për 4 vjet, nga 2011 deri më 2015

Lorik Cana mund të kthehet sërish në futbollin aktiv. Problemet me lëndime të mbrojtësve te Lacio kanë shtyrë drejtuesit e skuadrës së Lazios  të mendojnë për disa lojtarë që tani janë pa ekip.

Sipas mediave italiane, ndër ta është edhe emri i Lorik Canës.

Lëndimet e Uallas, Basta, Bastos dhe De Vraj kanë detyruar drejtorin sportiv, Igli Tare, të aktivizohet për të gjetur alternativa për repartin e mbrojtjes.

Sipas të përditshmes “Il Mesagjero”, Tare ka një listë me 5 emra. Zakardo, Sanja, Lleskot dhe Basong janë disa nga emrat që qarkullojnë në ambientet e klubit kryeqytetas dhe ndër ta është edhe ai i Canës. 34-vjeçari nuk ka luajtur për më shumë se një vit, derisa mbetet të shihet nëse do të kthehet sërish në fushë. Cana ka bartur fanellën e Lazios për 4 vjet, nga 2011 deri më 2015.