Shkurt.ch

Cassis, ministër i punëve të jashtme

Detyrën e ministrit të punëve të jashtme, Ignazio Cassis , i posazgjedhur në qeveri, do ta marrë duke filluar nga 1 nëntori

Në Këshillin Federal nuk do të ketë “rokadë” departamentesh, ministrishë, siç ishte spekuluar më parë, me zgjedhjen e anëtarit më të ri të këshillit, Ignazio Cassis. Kështu, ministri i posazgjedhur do të trashëgojë resorin e ministrit në vend të të cilit ka ardhur, pra ministrinë e jashtme, të udhëhequr deri tash nga Didier Burkhalter.

Detyrën e ministrit të punëve të jashtme, Cassis do ta marrë duke filluar nga 1 nëntori.

Kështu ka vendosur Këshilli Federal në një mbledhje të posaçme që ka mbajtur sot, me rend dite ndarjen e departamenteve.

Në mbledhje është vendosur që të gjitha departamentet të mbeten në duar të ministrave të deritashëm.