Shkurt.ch
Çdo i dyti mysliman në Zvicër ndihet i diskriminuar!
Studimin e realizuar nga GFS Bern, e ka porositur Unioni i Demokratëve Evropianë (UETD), një organizatë që kritikohet për afërsinë e saj me presidentin turk, Erdogan
Më shumë se çdo i dyti mysliman i anketuar në kuadrin e një studimi më të ri, thotë se ndihet i diskriminuar mbi bazë të përkatësisë së tij fetare. Sipas studimit të realizuar nga Instituti për Hulumtimin e Opinionit GFS Bern, 55 për qind nga të anketuarit kanë qenë vetë gjatë 12 muajve të fundit cak i akteve diskriminuese ose njohin persona të tjerë që janë diskriminuar mbi këtë bazë.
Lidhur me këtë studim sot kanë shkruar portaklet e gazetave “Blick” dhe “20 minuten”.
Vargu i akteve diskriminuese sipas studimit është relativisht i gjatë dhe aty bëjnë pjesë edhe dëmtimi i pasqyrave të makinave, kërcënimet dhe madje, vendosja e kokave të derrit para xhamive.
Për realizimin e këtij studimi (jo reprezentativ) janë anketuar 511 myslimanë të Zvicrës, transmeton albinfo.ch. 35 për qind të tyre janë ndier deri tash si viktima të kriminalitetit mbi bazë të urrejtjes. Me këtë kuptohen aktet e dhunshme të drejtuara kundër personave dhe objekteve që konsiderohen si “të huaj-a” ose “të ndryshme”.
Para së gjithash gratë e mbuluara me shami janë caqe të sulmeve në fjalë. Ato rrëfejnë për pështyrjet në supermarkete ose për përpjekjet që t`u hiqet shamia nga koka. Pastaj, 57 për qind të të anketuarve thonë se ata me qëllim sillen në mënyrë të tërhequr që të mos bien në sy.
Studimin e realizuar nga GFS Bern në bashkëveprim me organizata të ndryshme myslimane, e ka porositur Unioni i Demokratëve Evropianë (UETD). Por UETD, është një organizatë që kritikohet për afërsinë e saj me presidentin turk, Erdogan, transmeton albinfo.ch. Mirëpo, shefi i GFS Bern Lukas Golder e arsyeton kështu publikimin e studimit: “Kemi përshtypjen se kemi anketuar një segment mjaft të gjerë të myslimanëve dhe kështu është dhënë një mundësi e mirë e shpërfaqjes së përvojave dhe qëndrimeve lidhur me diskriminimin”.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj Projekti i filluar në dhjetor 2021 pritet të përfundojë në verën e vitit 2024...
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën