Bota

Çdo i teti i huaj mbetet pa diplomë

Mungesa e mundësive të barabarta për emigrantët e rinj është një problem i madh në sistemin shkollor gjerman, sipas një studimi të ri. Për të rinjtë me pasaportë të huaj rreziku i ndërprerjes, pa arritur të përfundojnë të paktën shkollën fillore, është më shumë se dy herë më i lartë se sa për shokët e tyre gjermanë të klasës.

Ky është rezultati i studimit nga Fondacioni Bertelsmann: “Chancenspiegel 2017”, në një analizë të plotë të statistikave të shkollave nga viti 2002 deri në vitin 2014, transmeton albinfo.ch.

Ndërsa përqindja e të gjithë nxënësve pa diplomë ra nga 6.2 në 5.8 për qind (2014) që nga viti 2011, shkalla për nxënësit e huaj në të njëjtën periudhë u rrit nga 12.1 për 12.9 për qind. Në këtë grup, çdo i tetë i huaj është prekur. Duke krahasuar gjendjen e tanishme me situatën 15 vjet më pare, tregon një përmirësim: pjesa e të gjithë atyre që mbarojnë shkollën pa diplomë në vitin 2002 ishte 9.2 për qind, për të huajt e rinj ishte 16.7 për qind.