Jeta në Zvicër

Çdo i treti e paguan shtrenjtë qiranë e banesës

Çdo i treti në vend paguan shumë për qiranë e banimit. Me këtë thuhet të jetë shumë i ngarkuar buxheti i familjeve me të ardhura nën 8000 franga. Kështu ka konstatuar Comparis, një shërbim krahasues i çmimeve që vepron përmes internetit.

Në përgjithësi janë rekomanduar shpenzime e një të katërtës së të ardhurave neto për qiranë e banesës, duke përfshirë ngrohjen dhe shpenzimet tjera. Megjithatë, 29 për qind e të intervistuarve thonë se kostot e tyre të qirasë kalojnë këtë shumë. Siç njofton Comparis janë prekur familjet me të ardhura nën 8 mijë franga zvicerane, përcjell albinfo.ch.

35 për qind e banorëve shpenzojnë më shumë se shuma maksimale e rekomanduar për qira. Në qytet, ajo është 28 për qind dhe në zonat rurale ende mbetet 22 për qind.

Për shkak të shpenzimeve të qirasë, 40 për qind e banorëve në zonat e tjera duhet të kufizojnë veten financiarisht. Kursimet janë bërë sidomos nëpër restorante, gjatë pushimeve apo për të bërë shoping. Anketa është kryer dhjetorin e kaluar me 1028 persona në të gjitha rajonet e Zvicrës.