Sport

Celina reagon ashpër për pankartën “Kosova është Serbi”

Sipas mediave holandeze, largimi i pankartës u bë pas kërkesës së Celinës, që ka shprehur zhgënjimin ndaj tifozëve të Twentes

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina ka reaguar ashpër ndaj tifozëve të skuadrës së tij, Twente, pasi kanë shpalosur një pankartë “Kosova është Serbi”, shkruan albinfo.ch.

 

Pankarta është shfaqur në stadiumin e Twentes në përballje me Feyenoordin në xhiron e 21-të të Eredivisies në Holandë. Celina ishte në tribuna, pasi ndeshjen e kaluar u ndëshkua me karton të kuq.

 

Sipas mediave holandeze, largimi i pankartës u bë pas kërkesës së Celinës, që ka shprehur zhgënjimin ndaj tifozëve të Twentes.

 

“E kam humbur të gjithë respektin për ju”, ka shkruar futbollisti kosovar, pas reagimit të së cilit, tifozët u detyruan ta largojnë pankartën ku shkruante “Kosova është Serbi”

 

Klubi i njohur holandez Twente ka reaguar pasi tifozët e këtij klubi në përballje me Feyenoordin shpalosën një pankartë ku shkruante “Kosova është Serbi”.

 

“Sot pasdite, pas atmosferës së mrekullueshme nga Ultras Block P, u pa një baner në të cilin shkruhej “Kosova është Serbi”. Banere të tilla nuk përkojnë me një s

tadium futbolli. Twente është duke hetuar se si dhe kush është përgjegjës për këtë ngjarje”, thuhet në reagimin e klubit, që shton se pas diskutimeve me të gjitha palët ky baner është hequr. Celina kishte postuar një video nga kjo ngjarje dhe kishte shkruar se “Kosova nuk është Serbi”.

 

https://web.facebook.com/bersantcelinaofficial/videos/1409009795784582/