Sport

Celina shënon golin e parë për Ipswichin

Futbollisti i huazuar nga Manchester City shënoi golin e parë për këtë skuadër në minutën e 91-të

Sulmuesi kosovar Bersant Celina ka realizuar golin e parë për fanellën e Ipswichit në Angli.

Celina shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij në humbjen 2 me 1 ndaj Crystal Palacet. Kjo humbje e eliminoi skuadrën e kosovarit nga Kupa e Ligës “Carabao Cup”.

Futbollisti i huazuar nga Manchester City shënoi golin e parë për këtë skuadër në minutën e 91-të.