Bota
Me çfarë veturash udhëton Trumpi nëpër botë
Gjatë fundjavës, Shërbimi Sekret postoi dy fotografi shumë interesante në Twitter që dëshmojnë flotën e Trumpit drejt destinacionit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është në një udhëtim zyrtar në Azi, dhe do të takohet me liderët e Kinës, Japonisë, Koresë Jugore, Vietnamit e Filipineve.
Turi më i madh i një lideri amerikan në më shumë se një dekadë bart me vete edhe një seri të automobilave të blinduar.
Gjatë fundjavës, Shërbimi Sekret postoi dy fotografi shumë interesante në Twitter që dëshmojnë flotën e Trumpit drejt destinacionit.
Në mesin e këtyre veturave është vetura që njihet me emrin “Bisha” e prodhuar nga Cadillac. Kjo limuzinë i shërbeu edhe presidentit Barack Obama dhe është në shërbim që nga janari i vitit 2009. Thuhet se Shtëpia e Bardhë i ka 12 kopje të tij. Sipas raportimeve, limuzina mund të arrijë shpejtësinë deri 100 kilometra për orë dhe të shpenzojë 29 deri 64 litra për 100 kilometra.
Aktualisht Cadillacu është duke punuar në pasardhësin e limuzinës presidenciale, që do të ruajë dizajnin e eksterierit, por do të ketë disa ndryshime të tjera.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën