Kosova me 1.7 milion banorë rezident
Enti i Statistikave të Kosovës ka nxjerrë rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe të banesave, që janë zhvilluar në pranverën e vitit të kaluar. Sipas ESK-së, Kosova, pa tri komunat e veriut, ka një popullsi rezidente prej 1.739.825 banorë.
Në këtë shifër nuk përfshihen komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e veriut, të cilat e kanë bojkotuar regjistrimin. Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe i banesave është mbajtur ndërmjet periudhës 1 prill-15 prill të vitit 2011.
Në këtë regjistrim nuk është përfshirë popullësia kosovare që jeton në mërgim. Sipas demografëve, rreth një e treta e popullsisë së Kosovës, ndoshta edhe më shumë, jetojnë në mërgim. Bazuar në parashikimet që kanë dhënë demografët, në vendet e BE-së, vetëm gjatë dy dekadave të fundit, kanë emigruar rreth 700 mijë kosovarë.
Zëvendëskryeministrja kosovare Edita Tahirri e quajti historik vendimin e ESK-së për regjistrimin e popullsisë. Ajo tha se pas këtyre rezultateve institucionet e Kosovës mund të bëjnë përllogaritje të duhura dhe planifikime të nevojshme për zhvillim.
Ndryshe, regjistrimi i parafundit i popullsisë është mbajtur më 1981. Sipas të dhënave të Entit të Statistikave të Kosovës, në vitit 1981, Kosova kishte një popullsi prej 1.584.440 banorë, ndërsa në regjistrimin e dhunshëm të Serbisë në vitin 1991, Kosova kishte rreth 2 milionë banorë.
Edhe misioni i BE-së në Kosovë e ka përshëndetur vendimin përfundimtar për regjistrimin e popullsisë.
Moti
Bernë
- 20 °C
Mër, 19/06/2013 - 00:50
Prishtinë
- 18 °C
Mër, 19/06/2013 - 00:30
Cyrih
- 19 °C
Mër, 19/06/2013 - 00:50
Shkup
- 20 °C
Mër, 19/06/2013 - 00:30
