E djelë, 26 Maj, 2013 - 07:21
Subscribe to Syndicate
download

Kosovarët e humbin garën për privatizimin e PTK-së

18.08.2012 - 09:18
Komisioni Qeveritar i Privatizimit të PTK-së ka përzgjedhur pesë kompani ndërkombëtare për blerjen e 75 për qind të aksioneve të PTK-së

Një kompani kosovare dhe një e konsorsiom britaniko-polonez, janë eliminuar nga gara për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovë (PTK), ndërsa në garë për kompaninë më fitimprurëse në 12 vitet e fundit, janë pesë kompani ndërkombëtare. 

Komisioni Qeveritar i Privatizimit të PTK-së ka miratuar tashmë listën e kompanive të parakualifikuara për blerjen e aksioneve të PTK-së. Ndërsa nga ajo që u publikua, u pa se në listën nuk figurojnë dy kompani që ishin përzgjedhur fillimisht në mesin e shtatë kompanive më serioze për blerjen e aksioneve të PTK-së 

Shanset për PTK-në i ka humbur tashmë “Elkos LLC” e pronarit Ramiz Kelmendi nga Peja, i cili posedon një varg të marktetesh (ETC) në gjithë Kosovën si dhe konsorciumi “Avicenna Capital LLC-Twelve HORNBEAMS (Mbretëria e Bashkuar, Poloni ). 

Në bazë të vendimit të Komisioni Qeveritar i Privatizimit të PTK-së, kompanitë që kanë plotësuar janë: Albright Capital Management LLC, në bashkëpunim me Portugal Telecom; Columbia Capital në konsorcium me ACP Axos Capital Gmbh, në bashkëpunim me British Telecom - Poloni (në pronësi të British Telecom); M1 International Limited; Turkcell dhe; Twelve HORNBEAMS në konsorcium me Avicenna Capital LLC, në bashkëpunim me Sofrecom (pjesë e France Telecom)

Përfshirja e të gjitha këtyre kompanive për privatizimin e PTK-së, siç u tha se tregon për atraktivitetin e kompanisë dhe tregut të telekomit në Republikën e Kosovës në botë. Sipas Komisioni Qeveritar i Privatizimit të PTK-së, tenderi pritet të hapet në fillim të muajt shtator, ndërsa do të qëndroj i hapur për rreth 2 muaj.

Reklamë

Reklamë

Kosovari me familje dëbohet nga Zvicra, shkak: martesa e rrejshme Gjykata Federale: Pasi kishte lidhur martesë fiktive dhe leja e tij e qëndrimit ishte bërë me mashtrim, ai bashkë me gruan dhe fëmijët duhet të lëshojë Zvicrën
Aksion i përbashkët: Ta pastrojmë Kosovën! Aksioni “ta pastrojmë Kosovën” është pjesë e lëvizjes globale "Ta pastrojmë Botën’, që organizon aktivitete të ngjashme çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj, që nga viti 2008.
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 4 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 06:20

Prishtinë

Broken clouds
  • 12 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 06:30

Cyrih

Broken clouds
  • 5 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 06:20

Shkup

Scattered clouds
  • 12 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 06:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj