E enjte, 23 Maj, 2013 - 13:52
Subscribe to Syndicate
download

Është i gabueshëm emërtimi i universiteteve me emrat e figurave të shquara historike

06.10.2012 - 10:35

Emërtimi i Universitetit të Prishtinës me emrin e Hasan Prishtinës, i Universitetit të Pejës me emrin e Haxhi Zekës, i Universitetit të Prizrenit ndoshta me emrin e Ymer Prizrenit, është krejt i paqëlluar.

I paqëlluar jo vetëm pse universitetet evropiane dhe ato të tjera të botës së qytetëruar mbajnë kryesisht emrin e qytetit ku veprojnë dhe identifikohen me vlerat që ofrojnë, por edhe për shkak se, në të shpeshtën, prapa këtyre emërtimeve fshihen përpjekjet e rektorëve për t'u identifikuar me emrat e vendosur dhe për t'u bërë kështu bashkë me figurën e tij të zgjedhur historike pjesë e historisë. Kështu Ibrahim Gashi në të ardhmen synon të jetë pakëz edhe Hasan Prishtinë, Armend Krasniqi domosdo pakëz edhe Haxhi Zekë e Mujë Rugova edhe Hasan Prishtinë, edhe Haxhi Zekë...

Esencialisht emërtimet e tilla nuk e përmirësojnë imazhin e universiteteve tona, nuk e shtojnë cilësinë e menaxhimit të tyre, as nuk e shtojnë nivelin e punëve kërkimore - shkencore, të cilat, ashtu - kështu, mungojnë plotësisht në universitetet tona.

Ky emërtim i universiteteve me emrat e figurave historike është pasojë logjike e drejtimit të universiteteve nga politikanët. Ibrahim Gashi erdhi në krye të Universitetit të Prishtinës direkt nga politika, bile nga posti i zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. Mujë Rugova, edhe pse me një përvojë të caktuar prej pedagogu universitar, nuk kishte ndonjë përvojë të caktuar organizimi dhe drejtimi të institucioneve arsimore, përjashtuar këtu ndonjë pjesëmarrje në ndonjë manifestim të karakterit populist, do me thënë edhe ai ishte i katapultuar i politikës. Politika e solli, e politika do ta heqë Ibrahim Gashin nga universiteti, ashtu siç e solli dhe e hoqi për ta dërguar kushedi se ku (ambasador, zëvendësministër të ndonjë vendi vakant të ndonjë ministrie...) edhe paraardhësin e tij, Mujë Rugovën.

Politika i është futur thellë në zemër e në kokë universitetit. Qeveria, përkatësisht Ministria e Arsimit, në emër të kompromiseve politike po i politizon në vazhdimësi universitetet. Edhe organizata të ndryshme studentore, të quajtura të pavarura, por esencialisht, siç mund të shihet e të kuptohet nga metodat dhe fjalori që përdorin, të varura thellë nga partitë politike, s'po bëjnë gjë tjetër veçse polin e kundërt të të njëjtit proces.

Personalitetet historike kombëtare nuk duhet të jenë ndajshtimet e universiteteve. Personalitetet historike kombëtare duhet ta zënë vendin e tyre të rëndësishëm në ligjëratat mbi historinë, e veçanërisht në ligjëratat krahasimtare historike. Më shumë se kudo tjetër, në universitet, figurat e tilla duhet të vendosen nën llupën e trajtimit kritik, sepse universiteti është studim, krahasim, vënie në pyetje, shtrim tezash e provim kundërtezash.

Universitetet s'kanë nevojë për atribute plotësuese, sepse atributi i tyre i mjaftueshëm është vetë fjala universitet. Misioni i universiteteve është thjesht ta përmbushin misionin e të qenit thesar mendimesh e laboratorë provash. Nga ky qëllim universitetet tona, jo vetëm ato në Republikën e Kosovës, por edhe ato në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Maqedonisë jo vetëm se janë larg, por, me caktimin rektorë të politikanëve, po i largohen edhe më arritjes së këtij qëllimi.

Fata Morganën, si fenomen optik, duhet ta mësojnë dhe ta studiojnë studentët e universiteteve tona, por s'do të duhej të lejonin të bëheshin vetë Fata Morganë.

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Scattered clouds
  • 14 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 13:20

Prishtinë

Broken clouds, light rain
  • 15 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 13:30

Cyrih

Scattered clouds
  • 13 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 13:20

Shkup

Broken clouds
  • 22 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 13:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj