“Credit Suisse” do të rrisë kapitalin e saj për 15,3 miliardë franga
Banka “Credit Suisse” është duke ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të forcuar kapitalin e saj. Numri i dytë i bankave zvicerane do të rrisë menjëherë kapitalin e saj për 8,7 miliardë franga, u bë e ditur sot në një komunikatë të saj.
Në përgjithësi, të gjitha masat e ndërmarra do të rrisin kapitalin për 15,3 miliardë franga. "Ne kemi vendosur në rrethanat aktuale të përshpejtojmë zbatimin e strategjisë sonë të kapitalit për të eliminuar çdo paqartësi nga raportet për stabilitetin financiar të Bankës Kombëtare të Zvicrës", theksoi Urs Rohner për “Credit Suisse”.
Në raportin e saj të botuar një muaj më parë, Banka Nacionale e Zvicrës i pati bërë thirrje UBS-së dhe në veçanti bankës “Credit Suisse” për të fuqizuar kapitalin e tyre. Tani për tani kapitali i tyre mund të përballojë humbje që mbetet nën mesatarën ndërkombëtare, sipas Institutit për prodhimin e të hollave.
Moti
Bernë
- 11 °C
Dje, 19/05/2013 - 21:50
Prishtinë
- 22 °C
Dje, 19/05/2013 - 22:00
Cyrih
- 10 °C
Dje, 19/05/2013 - 21:50
Shkup
- 20 °C
Dje, 19/05/2013 - 21:30
