E shtunë, 25 Maj, 2013 - 16:21
Subscribe to Syndicate
download

“Londër 2012”, pengesat për Kosovën

20.05.2012 - 09:18

Një nga yjet më të mëdhenj në botë në sportin e xhudos është duke bërë të pamundurën për të përfaqësuar Kosovën në Olimpiadën e Londrës, shkruan “Financial Times”.

Kjo është Majlinda Kelmendi e cila sipas gazetës britanike, është e gjashta në botë në peshën poshtë 52 kg, sipas Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, çka nënkupton se ajo e ka të garantuar një vend në Lojërat Olimpike Londër 2012.

Tetorin e kaluar sportistja nga Kosova mori medalje ari në Kupën e Botës në Itali dhe Bjellorusi dhe në Abu Dhabi Grand Prix. Gazeta thekson se atletët nga Kosova nuk mund të përfaqësojnë vendin e tyre në Lojërat Olimpike dhe javën e ardhshme Komiteti Ndërkombëtar Olimpik do të vendosë se nën cilin flamur do të konkurrojë Majlinda Kelmendi gjatë kësaj vere.

“Unë kam punuar shumë për këtë ditë dhe kam pasur ëndërr të përfaqësoj vendin tim në Olimpiadë dhe nuk dua që askush të më thotë se është e pamundur të përfaqësoj Kosovën në Londër. Nuk e kuptoj se përse gjithçka duhet lidhur me politikën”, thotë sportistja kosovare në intervistën dhënë “Financial Times” të Londrës.

Lobimi serb e ka mbajtur Kosovën jashtë Komitetit Ndërkombëtar dhe shumicës së Federatave Sportive Ndërkombëtare, sipas Ministrit kosovar të Sporteve, Memli Krasniqi.

Pasaporta e dytë e Kelmendit, ajo shqiptare i mundësoi asaj të konkurojë në Itali dhe Bjellorusi vjeshtën e kaluar dhe ishte himni shqiptar që u luajt kur ajo u bë Kampione e Evropës për të Rejat në 2009 dhe 2010. Ishte presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer që e lejoi Majlinda Kelmendin të përfaqësojë Federatën si atlete e pavarur, përfshi dhe Kampionatin Botëror të Parisit ku ajo mori medaljen e artë.

Por kur Serbia është e vendosur të pengojë Kosovën nga aspirata për shtetin e vet dhe kur vende si Rusia, Kina dhe Spanja janë të gatshme për ta kufizuar atë për shkak të lëvizjeve separatiste që ziejnë në vendet e tyre, shkruan “Financial Times”, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik nuk ka gjasa t’i lejojë Kelmendit të përfaqësojë Kosovën në Londër.

Një kompromis, që do i lejonte asaj të konkurronte e pavarur nën flamurin olimpik, sic bënë atletët nga ish-Jugosllavia në Barcelonë në vitin 1992, është duke u marrë në konsideratë si mundësi, shkruan gazeta britanike./albinfo&tch/

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Kosovari me familje dëbohet nga Zvicra, shkak: martesa e rrejshme Gjykata Federale: Pasi kishte lidhur martesë fiktive dhe leja e tij e qëndrimit ishte bërë me mashtrim, ai bashkë me gruan dhe fëmijët duhet të lëshojë Zvicrën
Aksion i përbashkët: Ta pastrojmë Kosovën! Aksioni “ta pastrojmë Kosovën” është pjesë e lëvizjes globale "Ta pastrojmë Botën’, që organizon aktivitete të ngjashme çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj, që nga viti 2008.
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, light rain showers
  • 8 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 15:20

Prishtinë

Broken clouds
  • 15 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 15:30

Cyrih

Broken clouds
  • 9 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 15:20

Shkup

Broken clouds, drizzle
  • 21 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 15:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj