E hënë, 20 Maj, 2013 - 06:46
Subscribe to Syndicate
download

„Joshja e diasporës dhe promovimi i investimeve në Kosovë“

25.09.2012 - 18:10
Në New York është organizuar nga Ministria e Diasporës forumi i biznesit „Joshja e diasporës dhe promovimi i investimeve në Kosovë“

Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me  Agjencinë për Promovimin e Investimeve në Kosovë, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë, me Odën Ekonomike Amerikane dhe me Konsullatën e Kosovës në Nju-Jork, e organizoi forumin e biznesit me një grup të veprimtarëve dhe të biznesmenëve shqiptarë të Amerikës, si dhe me drejtues të njohur biznesesh, të cilët, njëkohësisht, janë edhe anëtarë të Dhomës Shqiptaro- Amerikane të Tregtisë (The Albanian-American Chamber of Commerce).

Qëllimi i këtij takimi ishte promovimi i mundësive për investime dhe tërheqja e investitorëve potencialë në Kosovë, bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Diasporës.

Takimi u mbajt në Nju-Jork dhe do t’i paraprijë Konferencës për thellimin e bashkëpunimit dhe mundësitë e investimeve në Kosovë, që do të mbahet në Uashington.

Në emër të Ministrisë së Diasporës, të pranishmit i përshëndeti Naim Dedushaj, drejtor i Departamentit të Hulumtimeve dhe i Përkrahjes së Investimeve në MeD.

Ai ua prezantoi atyre mundësitë e investimeve në Kosovë, si dhe gatishmërinë për mbështetje, që do t’ua ofrojë Ministria e Diasporës, e cila, siç u shpreh Dedushaj, shërben si urë lidhëse mes Kosovës dhe pjesëtarëve të diasporës.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili  theksoi nevojën që sot ka Kosova për investime, në veçanti ato që vijnë nga diaspora shqiptare.

„Është obligim institucional dhe përkushtimi ndaj diasporës do të jetë shumë më i madh në të ardhmen, pasi Kosova ka nevojë jo vetëm për pasuri në aspektin material, por, para së gjithash, për zhvillim të bujqësisë, turizmit dhe fushave të tjera, ndërsa  nëpërmjet tyre të barten dhe të promovohen vlerat e Kosovës kudo, si parakusht i përmirësimit të imazhit të saj në botë“, ka thënë Pacolli.

Ndërkohë, zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, ka pohuar: ”Duke qenë se Kosova gëzon të drejtën e preferencave tregtare me SHBA-të (GSP), që nënkupton eksport të produkteve kosovare pa taksë doganore, promovimi i produkteve kosovare për eksport është tejet i rëndësishëm, thuhet në njoftimin e MeD-it 

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)
Më pak pensionistë invalidorë në Zvicër Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (BSV) ka shpëtuar 120 milionë franga, duke identifikuar mashtruesit e fondit invalidor
Shëndeti (III)
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 9 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 05:50

Prishtinë

Clear sky
  • 15 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 06:00

Cyrih

Broken clouds
  • 9 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 05:50

Shkup

Clear sky
  • 16 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 06:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj