E premte, 24 Maj, 2013 - 09:38
Subscribe to Syndicate
download

Agani nuk brengoset për ndryshimet në Qeveri

25.08.2012 - 16:23
Ministri kosovar i Shëndetësisë, Ferid Agani nuk është i preokupuar me paralajmërimet për ndryshime në kabinetin qeveritar të Kosovës.

Ai thotë që nuk ka kohë të merret me këtë çështje për shkak të hovit me përgatitjet për fillimin e reformave në sistemin e shëndetësisë dhe për shkak të problemeve të shumta në shëndetësinë kosovare.

Këto komente i ka bërë ministri kosovar i Shëndetësisë gjatë një interviste për albinfo.ch në Cyriht të Zvicrës.

Agani, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Zvicër, konsideron që Qeveria e Kosovës është stabile.

“Qeveria është stabile, unë e shoh koalicionin qeverisës mjaft stabil në shumë aspekte. Ne jemi duke bërë më të mirën që është e mundur në këtë moment. Jemi mjaft aktivë në shumë fusha dhe jemi duke hapur perspektiva.  Natyrisht, rezultatet nuk shihen brenda një muaji, brenda një viti apo dy  vjetëve. Duhen shumë përgatitje për të pasur rezultatet”.

Ndërsa si kryetar i PD-së, Ferid Agani është i interesuar që institucionet e vendit të jenë sa më unike dhe të fuqishme me një përfaqësim sa më të madh të elektoratit, duke mos e dëmtuar funksionalitetin e tyre.

“Unë mendoj se vendi është para proceseve të rëndësishme dhe mendoj se shkalla sa më e lartë e unitetit ndërmjet faktorit politik do të dëshmojë se proceset janë në të mirë të qytetarëve të vendit dhe çështjeve jetike për shtetin dhe kombin”, ka thënë Agani për albinfo.ch.

Një intervistë më të zgjeruar për vizitën katërditore të ministrit kosovar të Shëndetësisë në Zvicër do ta lexoni nesër në albinfo.ch.

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Tryeza të rrumbullakëta
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 6 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 08:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 16 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 09:30

Cyrih

Broken clouds, light rain
  • 4 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 08:50

Shkup

Few clouds
  • 19 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 09:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj