E mërkurë, 19 Qershor, 2013 - 14:24
Subscribe to Syndicate
download

Ali Ahmeti në Zvicër, kërkon votën e mërgimtarëve

29.10.2012 - 13:48

Një delegacion i kryesuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim do të udhëtojë në Zvicër për të bindur mërgimtarët nga Kërçova që të vijnë në vendlindje për të votuar gjatë zgjedhjeve lokale, të cilat pritet të mbahen në muajin mars të vitit të ardhshëm në Maqedoni.

Vizita do të realizohet në ditët e para të muajit nëntor, kur do të mbahen edhe tubime informative me mërgimtarët në Cyrih, Solloturn dhe Bazel, shkruajnë mediat shqiptare në Shkup.

Me Ligjin për ndarje territoriale, vitin e ardhshëm Komunës së Kërçovës duhet t’i bashkëngjiten edhe komunat e Zajazit, Osllomese, Drugovës dhe Vraneshticës, mirëpo edhe përkundër faktit se shqiptarët me këtë bashkim tejkalojnë numrin e popullatës maqedonase, shfaqet droja se mund të humbin në zgjedhje.

Delegacionii BDI-së që do të udhëtojë në Zvicër do të kryesohet nga kryetari Ali Ahmeti, zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, ministrat Abdylaqim Ademi, Nevzat Bejta, Fatmir Besimi, deputeti Arben Llabënishti dhe kryetari i Çairit Izet Mexhiti.

Takimi i parë  me bashkatdhetarë do të mbahet të shtunën, më 3 nëntor duke filluar nga ora 16:00, në ,,Boleros‘‘, adresa : Dälliker strasse 33, 8107 Buchs Zürich. Takimi tjetër do të mbahet të dielën, më 4 nëntor nga ora 13:00, në  ,,Luxory’’, adresa: Malen strasse 6, 2540 Grenchen, Solloturn. Ndërsa takimi i fundit mbahet po ashtu të dielën, më  04 nëntor nga ora 18:00, në ,,ONUR ‘‘, adresa: Basler strasse 58, 4203 Grellingen Basel-land.

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Diversité
Integrimi: A është feja pengesë ? Emisioni «Diversité» i kësaj jave i kushtohet temës së fesë dhe të integrimit në Zvicër.
Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon? Më 7 qershor 2013 në “folenë” e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut u mbajt konferenca ”Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon?
„Newcomb-Benford“, detektor i manipulimeve me vota Më shumë se kamerat, edhe në Shqipëri do të mund të ndihmonte ligji i Newcomb-Bernford-it.
albinfo.ch: Remzi Durmishi und Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 31 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 13:50

Prishtinë

Few clouds
  • 32 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 13:30

Cyrih

Clear sky
  • 31 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 13:50

Shkup

Clear sky
  • 34 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 13:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj