E djelë, 19 Maj, 2013 - 07:45
Subscribe to Syndicate
download

Ambasadorët e rinj, tre muaj po rroga

28.07.2012 - 14:28
Sipas MJ, nuk ka vend për shqetësime dhe të gjitha pagesat eventuale janë vonuar për shkaqe teknike

Ambasadorët e rinj kosovarë nuk kanë marrë rroga gjatë tre muajve të fundit, raporton gazeta "Zëri" duke u thirrur në burimet e veta brenda Qeverisë së Kosovës. Edhe Ministria e Punëve të Jashtme e pranon se ambasadorët e rinj nuk kanë marrë paga për disa muaj, por thotë se kjo ka ndodhur për çështje teknike.

 

"Është thjeshtë skandaloze", i ka thënë  gazetës "Zëri"një zyrtar i lartë i qeverisë, duke e konsideruar skandaloz këtë veprim, që diplomatët kosovarë të mbesin pa paga për më shumë se 100 ditë.   

"Siç jeni të informuar, në disa prej ambasadave të Kosovës, janë bërë disa rotacione të ambasadorëve dhe kjo situatë ka bërë që në një rast të ndodhë një vonesë e shkurtër në çështjen e pagesës, dhe kjo për të vetmen arsye, çështjen e kompletimit të dokumenteve dhe procedurat teknike, e jo për arsye buxhetore", ka thënë Uliks Emra, U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme.

Ai ka thënë se nuk ka vend për shqetësime dhe të gjitha pagesat eventuale janë vonuar për shkak të procedurave ekskluzivisht teknike.

 

"Ka pasur raste kur Ambasadori i Amerikës është dashur të paguaj me kartelën e tij personale të kreditit, vet shërbimet e ambasadës. Është thjeshtë skandal çfarë ka ndodhë", ka thënë një zyrtar i qeverisë i kontaktuar nga Zëri. Akan Ismajli, ambasadori i ri në Uashington, i cili momentalisht është me pushime në Kosovë, nuk ka pranuar të thotë asgjë kur është kontaktuar nga gazeta. 

Ndërsa Emra i MPJ-së ka thënë se asnjë ambasador nuk është detyruar që të kryejë pagesa për shërbimet e Ambasadës prej mjeteve të veta personale. "Në çdo mision diplomatik, përkatësisht konsullor, ekzistojnë kartelat zyrtare bankare për shfrytëzimin e të cilave me qëllim të kryerjes së shërbimeve zyrtare", thotë ai.

 

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Më pak pensionistë invalidorë në Zvicër Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (BSV) ka shpëtuar 120 milionë franga, duke identifikuar mashtruesit e fondit invalidor
Shëndeti
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike (III) Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.
Diversité
Azil: drejt një ndryshimi të regjimit? Një emisioni javor i përbashkët me "La Télé" dhe "albinfo.ch".

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Overcast, light rain
  • 7 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 06:50

Prishtinë

Clear sky
  • 13 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 07:00

Cyrih

Broken clouds
  • 10 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 06:50

Shkup

Clear sky
  • 15 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 07:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj