Amnesty International:Drejtësi për viktimat në Bosnjë
Amnesty Internaional (AI), u ka bërë thirrje autoriteteve në Republikën Serbe të Bosnjës që të sigurojnë dëmshpërblime për viktimat e dhunimit gjatë luftës.
Lejla Haxhimesiq, nga AI, ka thënë se organizata e saj u ka kërkuar institucioneve serbe të sigurojnë kompensim financiar për viktimat, si dhe kujdes mjekësor dhe psikik, transmeton ReL.
Në deklaratën e tij, grupi ka thënë se autoritetet serbe të Bosnjës nuk kanë bërë përpjekje të rëndësishme për të adresuar nevojat e viktimave.
Dhjetëra mijëra gra janë dhunuar gjatë luftës në Bosnjë më 1992-1995, ndërmjet boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve të vendit.
Moti
Bernë
- 3 °C
Sht, 25/05/2013 - 06:20
Prishtinë
- 12 °C
Sht, 25/05/2013 - 06:30
Cyrih
- 4 °C
Sht, 25/05/2013 - 06:20
Shkup
- 14 °C
Sht, 25/05/2013 - 07:00
