E shtunë, 25 Maj, 2013 - 11:17
Subscribe to Syndicate
download

Arratisje spektakulare e Faton Hajrizit

13.08.2012 - 15:40

Derisa po shëtiste në shëtitoren e paraburgimit në Prizren, Hajrizi ishte ngjitur nëpër ullukun e ujit dhe mbi disa tela me gjemba, kishte kërcyer nga një lartësi e madhe jashtë burgut

 Njëri nga të burgosurit më “simpatik”, Faton Hajrizi nga Skenderaj ka arritur edhe një herë të ikë nga burgu i sigurisë së lartë. Pavarësisht që ai është zënë pas një periudhe jo të gjatë nga Policia e Kosovës, ai ka shënuar rekord, jo veç në Kosovë por edhe në Evropë për ikje nga burgjet. I dënuari me 25 vite burg për vepra të ndryshme kriminale, Hajrizi ka arritur të arratise të hënën nga Burgu i Prizrenit. Siç raporton Telegrafi, derisa po shëtiste në shëtitoren e paraburgimit në Prizren, Hajrizi ka arritur që të ngjitet murit të oborrit duke u kapur për një ulluk të ujit, dhe përmes telave gjemborë, disa rrathësh, kishte kërcyer nga një lartë shumë e madhe jashtë burgut. Roja, ndërkaq e kishte hetuar dhe i kishte rekomanduar që të ndalet, mirëpo Faton Hajrizi nuk e kishte përfillur rekomandimin. “Me një krisma nga pistoleta ‘Glock’ 19 gardianit kanë alarmuar situatën, kurse shumë shpejtë policë janë vënë në ndjekje të arratisurit”, njofton Policia. Drejtori i Burgut, Miftar Zyba e ka njoftuar TG, se policia e rajonit të Prizrenit me urgjencë dhe të dy kanë dalë në vendin e ngjarjes për të organizuar “Unazën e Çeliktë”, ndërsa, pas një hetimi e kishin identifikuar vendndodhjen e Hajrizit në podrumin e një qebaptoreje. Hajrizi, ishte arrestuar nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dhe është dërguar në një “vend më të sigurt”. I lindur më 1985, Faton Hajrzi identifikohet me personazhin e filmit “Alkatraz”. Ai në moshën e mitur ia kishte rrëmbyer pushkën dhe me pas e kishte qëlluar një ushtarë rus të KFOR-ti, duke ia shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ai kishte arritur të ikë nga kampi i ushtarëve amerikan “Bondstell”, po ashtu edhe nga qendra e paraburgimit në Prishtinë.

Ai kishte ikë edhe nga disa burgje të tjera, ndërsa ajo më spektakolare konsiderohet ikja nga Burgu i Dubravës, më 18. korrik 20.07, bashkë me kolegët tjerë të burgut, Bujar Basha, Lirim Jakupi, Xhavit Jashari, Ramadan Shyti, Amir Sopa dhe Astrit Shabani.   

Hajrizi së fundi është dënuar edhe për grabitjen e armatosur në Drenas, ku ishin plagosur 4 pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe një qytetar.          

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Kosovari me familje dëbohet nga Zvicra, shkak: martesa e rrejshme Gjykata Federale: Pasi kishte lidhur martesë fiktive dhe leja e tij e qëndrimit ishte bërë me mashtrim, ai bashkë me gruan dhe fëmijët duhet të lëshojë Zvicrën
Aksion i përbashkët: Ta pastrojmë Kosovën! Aksioni “ta pastrojmë Kosovën” është pjesë e lëvizjes globale "Ta pastrojmë Botën’, që organizon aktivitete të ngjashme çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj, që nga viti 2008.
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 8 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 10:20

Prishtinë

Broken clouds, light rain
  • 14 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 10:30

Cyrih

Broken clouds
  • 7 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 10:20

Shkup

Broken clouds, rain
  • 19 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 11:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj