E martë, 21 Maj, 2013 - 19:19
Subscribe to Syndicate
download

Arrestohen tre persona për sulmin në Dobrosin

16.10.2012 - 21:21
Siç konfirmon EULEX-i, personat i përkasin një organizate terroriste e cila ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Dobrosin

Arrestimi, siç konfirmon EULEX-i, ka ndodhë për faktin se personat i përkasin një organizate terroriste e cila ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Dobrosin   

Policia e Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) ka arrestuar tre qytetarë nën dyshimin se kanë sulmuar me armë zjarri punktin e policisë multietnike në Dobrosin të Bujanocit në Luginën e Preshevës. Arrestimi, siç thuhet në njoftim, ka ndodhë për faktin se peronat i përkasin një organizate terroriste e cila ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

"Policia e EULEX-it i ka arrestuar tre persona të dyshuar se janë pjesëtarë të një organizate terroriste, e cila e ka marrë përgjegjësinë për tri sulme mbi Policinë e Serbisë në Dobrosin, afër Pikë-kalimit 5 - Dheu i Bardhë. Dy persona dyshohet se kanë marrë pjesë në sulmin e fundit që ka ndodhur më 7 tetor 2012", thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Ky operacion, sipas EULEX-it, ka përfunduar dhe seanca për masën e paraburgimit pritet të mbahet të martën pasdite para gjyqtarit të EULEX-it nga Gjykata e Qarkut në Gjilan. "Rasti është duke u ndjekur nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK)", thuhet më tej në njoftim.

Ndryshe, vetëm gjatë tre muajve të fundit, persona të panjohur kanë sulmuar tri pikë-kalimin kufitar të policisë serbe në Dobrosin, 13 kilometra në perëndim të Bujanocit. Në pikë-kalim janë të stacionuar policia multientike, e përbërë nga shqiptarët dhe serbët, ndërsa fshati është i banuar me popullsi etnike shqiptare.

Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë një organizatë deri më tani e panjohur, me emrin "Lëvizja e lirisë".

Ndryshe, vetëm gjatë tre muajve të fundit, persona të panjohur kanë sulmuar tri herë pikë-kalimin kufitar të policisë serbe në Dobrosin, 13 kilometra në perëndim të Bujanocit. Në këtë pikë-kalim janë të stacionuar policia multientike, e përbërë nga shqiptarët dhe serbët, ndërsa fshati është i banuar me popullsi etnike shqiptare.

 

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 13 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 18:20

Prishtinë

Few clouds
  • 25 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 18:30

Cyrih

Broken clouds, light rain showers
  • 12 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 18:20

Shkup

Clear sky
  • 29 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 18:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj