E shtunë, 25 Maj, 2013 - 15:19
Subscribe to Syndicate
download

Ashton ia arriti qëllimit: Bashkoi Thaçin e Daçiqin

19.10.2012 - 18:14
Chaterine Ashton ka “pajtuar” Thaçin e Daçiqin.Dy kryeministrat ia kanë shtrënguar dorën njëri-tjetrit

Dy politikanët me ngarkesë më të madhe urrejtjeje në Ballkan, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq ia kanë shtrënguar dorën njëri-tjetrit në një takim në Bruksel. Dy kryeministrat janë takuar pas një iniciative të përfaqësueses së Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Chaterine Ashton 

Kjo e fundit kishte ftuar në Bruksel dy kryeministrat, me qëllim që t’i ofrojë Prishtinë dhe Beogradin për nisjen e një vale të re të negociatave. Takimi i sotëm, ndërkaq është cilësuar edhe takimi i parë i dialogut Prishtinë-Beograd.

"Takimi i sotëm vjen pas takimeve që zhvillova në New York me presidentin Nikolliq dhe kryeministrin Thaçi. Pas takimeve të ndara me ta, udhëhoqa një takim të përbashkët në zyrën time, i cili u mbajt në një atmosferë të mirë dhe konstruktive", ka thënë baronesha Ashton. “Kryeministrat i kanë zgjatur dorën njëri-tjetrit, sepse kështu parashikon protokoli ynë", deklaroi një burim nga zyra e Ashton, citon DW. Sipas burimeve diplomatike, takimi i parë mund të shërbejë vetëm si sinjal për fillimin e një procesi i cili mund të zgjatë relativisht shumë. Baronesha Ashton, ndërkaq do të jetë udhëheqëse e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. “Ne u pajtuam që ta vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, ndërsa të dytë u zotuan për bashkëpunim. Do të takohemi prapë së shpejti", citojnë mediat e Prishtinës baroneshën Ashton. Ndërkaq në deklaratën  e përbashkët thuhet se dialogu është në interesin e të dyja palëve. “Qëllimi i tij është të përmirësohet jeta e njerëzve dhe të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve e, duke e bërë këtë, ta sjell Serbinë e Kosovën më afër Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Zyra e Ashton.

Ky është takimi i parë zyrtarë ndërmjet dy kryeministrave. Në të kaluarën ata kanë përfaqësuar dy vijat ekstreme. Kryeministri Hashim Thaçi ka qenë drejtor politik i UÇK-së, ndërsa Ivica Daçiq ka qenë këshilltar dhe zëdhënës i ish-presidentit Sllobodan Milloshevq. 

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Kosovari me familje dëbohet nga Zvicra, shkak: martesa e rrejshme Gjykata Federale: Pasi kishte lidhur martesë fiktive dhe leja e tij e qëndrimit ishte bërë me mashtrim, ai bashkë me gruan dhe fëmijët duhet të lëshojë Zvicrën
Aksion i përbashkët: Ta pastrojmë Kosovën! Aksioni “ta pastrojmë Kosovën” është pjesë e lëvizjes globale "Ta pastrojmë Botën’, që organizon aktivitete të ngjashme çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj, që nga viti 2008.
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 9 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 14:20

Prishtinë

Broken clouds
  • 15 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 14:30

Cyrih

Broken clouds
  • 9 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 14:19

Shkup

Broken clouds
  • 23 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 14:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj