Autostrada Prishtinë-Shkup në ritenderim
Ministria kosovare e Infrastrukturës do të shpallë ritenderim për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Han i Elizit me destinacion Shkupin, pasi që në raundin e parë të tenderimit, asnjë kompania nuk ka konkurruar për ndërtimin e këtij aksi rrugor. Sipas një raporti botuar në të përditshmen “Koha Ditore”, në mungesë të ofertave është anuluar tenderin për këshilltarin e transaksionit të “Rrugës 6”, autostradës Prishtinë-Hanin e Elezit. “Edhe pse shpallja e Ministrisë së Infrastrukturës ishte bërë edhe në media të huaja, asnjë kompani nuk i ka dorëzuar ofertë në afatin e paraparë me ligj. Mësohet se 15 kompani ndërkombëtare i kanë tërhequr aplikacionet”, shkruan kjo e përditshme. Në këtë mënyrë ministria ka vendosur që të zgjasë afatin për kontraktimin e këshilltarit të transaksionit duke e çuar lëndën në ritenderim. Kompanitë e interesuara, ndërkaq do të kenë mundësi që këtë projekt ta studiojnë dhe të konkurrojnë derri më 12 shtator. Qeveria e Kosovës, ndërkaq ka parashikuar që autostradën në drejtim të Shkupit ta nisë në pranverën e vitit 2013, duke e konsideruar njërin ndër projektet më të rëndësishme ekonomike. Kjo rrugë, bashkë me “Rrugën e Kombit” që lidh Prishtinën me Tiranën dhe projektin energjetik “Kosova e Re” e cila pritet të ndërtohen, konsiderohen tri projektet më të madhe të Kosovës së pavarur.
Moti
Bernë
- 7 °C
Sht, 25/05/2013 - 13:20
Prishtinë
- 16 °C
Sht, 25/05/2013 - 13:30
Cyrih
- 9 °C
Sht, 25/05/2013 - 11:50
Shkup
- 19 °C
Sht, 25/05/2013 - 12:00
