E shtunë, 18 Maj, 2013 - 18:49
Subscribe to Syndicate
download

Azem Syles i ndalohet Zvicra për 5 vjet

11.08.2012 - 02:02

Deputetit nga Kosova, Azem Syla, i cili ka jetuar në komunën Biberist të Kantonit të Solothurnit, i është ndaluar hyrja në Zvicër për 5 vjet.

"Me vendim të 11 korrikut, Zyra Federale për Migracionin ka marrë vendim t’i ndaloj Azem Syles udhëtimin në Zvicër në një kohëzgjatje prej 5 vjetësh”, tha zëdhënësja e kësaj zyre, Juerg Walpen, transmeton “Argauerzeitung”.

Një kërkesë e tillë është adresuar më 11 maj nga Zyra Kantonale për Migracion e Solothurnit.

Një kohë të gjatë ka qenë e paqartë nëse i dyshuari për keqpërdorimin e fondeve sociale në Zvicër, politikan nga Kosova, Azem Syla në të vërtetë ka lëshuar Zvicrën.

Edhe pse ai kishte ç’lajmëruar vendbanimin zyrtar në Biberist, deri më sot nuk është paraqitur ndonjë dëshmi udhëtimi në Zyrën Kantonale për Migracion të Solothurnit.

“Megjithatë, ne mund të konfirmojmë se Azem Syla e ka lëshuar Zvicrës. Ai ishte fotografuar në Parlamentin e Kosovës", tha Öznur Ekici, zëvendësshef i Zyrës për Migracion në Solothurni.

Siç është njoftuar tashmë, Azem Syla ka jetuar në Zvicër nga viti 1994 ndërsa në vitin 1999 është pajisur me lejen e përhershme të qëndrimit (C). Pasi që aktivitetet e tij politike të kryera në Kosovë u bënë të njohura për publikun, Zyra për Migracion e Solothurnit i kishte anuluar atij lejen e qëndrimit në pranverën e 2011. Gjykata Federale e Zvicrës, si instanca më e lartë gjyqësore në vend, kishte hedhur poshtë ankesën e deputetit nga Kosova Azem Syla, që e kishte bërë pas vendimit që një gjykatë më e ulët në Solloturn kishte marrë për t`ia mohuar atij qëndrimin në Zvicër deri më 15 maj 2012.

Shuma prej më shumë se 400 mijë frangash për të cilën ai ngarkohet se e ka marrë pa të drejtë nga ndihmat sociale është objekt i një hetimi penal që po e zhvillon Prokuroria publike e Solothurnit.

"Hetimet ende nuk kanë përfunduar”, thotë Sabine Husi, zëvendës prokurorja e Solothurnit, shkruan “Argauerzeitung”.

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Më pak pensionistë invalidorë në Zvicër Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (BSV) ka shpëtuar 120 milionë franga, duke identifikuar mashtruesit e fondit invalidor
Shëndeti
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike (III) Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
albinfo.ch: Arkitekti Bujar Nrecaj në ditën e përurimit të hotelit
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.
Diversité
Azil: drejt një ndryshimi të regjimit? Një emisioni javor i përbashkët me "La Télé" dhe "albinfo.ch".

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Scattered clouds
  • 20 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 17:50

Prishtinë

Clear sky
  • 24 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 18:30

Cyrih

Clear sky
  • 20 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 17:50

Shkup

Few clouds
  • 29 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 18:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj