E djelë, 26 Maj, 2013 - 10:15
Subscribe to Syndicate
download

Berlin: Babai e vret gruan dhe dy fëmijët

22.08.2012 - 11:34
Kjo është tragjedia e shtatë familjare që ka ndodhur vetëm gjatë muajit gusht në Gjermani

Një 69-vjeçar ka vrarë gruan e tij 28-vjeçe dhe dy nga tre fëmijët e tij.  Një djalë ishte tre vjeç dhe tjetri gjashtë 6 vjeç, sapo kishte filluar shkollën. Pastaj kishte vrarë edhe veten

Tragjedisë i ka shpëtuar një tjetër fëmijë i familjes. Ka dëshmi se autori i kësaj tragjedie të kishte sjellë foshnjën në spital para ose pas vrasjes së gruas së tij dhe dy fëmijëve të tjerë.

"Ne kemi dëshmi që familja ka edhe një fëmijë”, tha një zëdhënës i policisë.

"Ne besojmë se familja ishte zhytur në borxhe. Ky ndoshta mund të jetë motivi që ka shtyrë gjermanin të kryejë një vepër të tillë”, tha policia.

Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen, viktimat u qëlluan, por jo, sipas policisë.

Fqinjët kishin alarmuar të martën në mbrëmje policinë menjëherë pas orës 20, ngase vetura e familjes nuk kishte lëvizur kohë të gjatë dhe një dritare të banesës fqinjët e kishin vërejtur të hapur për disa ditë.

Autori i kësaj tragjedie familjare kishte një firmë konsulente.

Vetëm gjatë muajit gusht janë raportuar shtatë tragjedi të tilla familjare.

Më 20 gusht 2012 në Neus, një nënë 26-vjeçe dhe dy fëmijët e saj (4 dhe 8) janë gjetur të vdekur në apartamentin e tyre në Dusseldorf. Autor i vrasjes dyshohet të jetë babai që është në arrati.

Më 17 gusht 2012 në Emmering një nënë 38-vjeçare në Bavarinë e Epërme ka mbytur dy fëmijët e saj(4 dhe 6 vjeç) dhe pastaj ka varë veten. Babai kishte zbuluar trupat e vrarë.

Më 11-12 gusht 2012 në Kempten babai 44 vjeç vret dy djemtë e tij, 4 dhe 10 vjeç dhe pastaj ka varë edhe veten. Një këmbësor i rastit kishte zbuluar ngjarjen e frikshme.

Më 11 gusht 2012 në Essen një nënë 41-vjeçare dhe vajza e saj 7 vjeçe u gjetën të vdekura në apartamentin e tyre. Dyshohet krimin ta ketë kryer nëna me një thikë.

Më 9 gusht 2012 në Oberhausen një 27-vjeçar kishte therë me një thikë të birin dhe të dashurën 28 vjeçe. Djali i tij 8-vjeç kishte vdekur më vonë në spital.

Më 3 gusht 2012, në Dortmund si pasojë e një zjarri kishin gjetur vdekjen tre fëmijë, 12, 10 dhe 4 vjeç. Fëmijët është konstatuar se kanë vdekur para zjarrit si pasojë e dhunës. Për këtë dragjedi dyshohet dashnorja e babait të fëmijëve.

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Kosovari me familje dëbohet nga Zvicra, shkak: martesa e rrejshme Gjykata Federale: Pasi kishte lidhur martesë fiktive dhe leja e tij e qëndrimit ishte bërë me mashtrim, ai bashkë me gruan dhe fëmijët duhet të lëshojë Zvicrën
Aksion i përbashkët: Ta pastrojmë Kosovën! Aksioni “ta pastrojmë Kosovën” është pjesë e lëvizjes globale "Ta pastrojmë Botën’, që organizon aktivitete të ngjashme çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj, që nga viti 2008.
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 8 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 09:20

Prishtinë

Broken clouds
  • 14 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 09:30

Cyrih

Broken clouds
  • 8 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 09:20

Shkup

Few clouds
  • 23 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 09:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj