E premte, 24 Maj, 2013 - 10:12
Subscribe to Syndicate
download

Berlin: Krasniqi përballë turkut Sahin

25.08.2012 - 14:15
Krasniqi dhe Sahin do të luftojnë për titullin vakant "WBO International" në kategorinë gjysmë të rëndë

Boksieri kosovar Haxhi (Robin) Krasniqi të shtunën (sonte) do të boksoj kundër turkut Serdar Sahin.

Nga 7 Janari, kur edhe e mbrojti titullin e Evropës ndaj Hakim Zoulikha, Krasniqi nuk e ka zhvilluar asnjë duel. Megjithkëtë kosovari është gati për duelin e së shtunës, i cili do të zhvillohet në Berlin, në arenën "O2 World".

"Mezi po e pres të ngjitem në ring dhe të fitoj titullin e radhës, ka kohë që nuk kam boksuar, mirëpo jam i përgatitur shumë mirë dhe i gatshëm që tani të ngjitëm në ring. Shpresoj se do të ketë sa më shumë shikues shqiptarë në sallë dhe do ta tregoj një luftë të shkëlqyeshme me një rezultat po aq të mirë" ka deklaruar Krasniqi për albanianboxing.com.

Krasniqi, i cili radhitet i pesti në ranglistën e WBO’së, gjatë karrierës ka zhvilluar 39 duele. Prej tyre ka fituar 37 (13 me nokaut) ka humbur dy herë derisa nuk ka barazuar asnjëherë.

Kurse Serdar Sahin i ka zhvilluar 20 duele dhe i ka fituar të gjitha (13 me nokaut), kurse deri tani ka luftuar në një kategori më të rëndë, në Cruiserweight, dhe për këtë fakt ai do të jetë kundërshtarë edhe më i vështirë për boksierin shqiptarë.

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza të rrumbullakëta
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 6 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 09:20

Prishtinë

Broken clouds
  • 16 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 09:30

Cyrih

Broken clouds, light rain
  • 5 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 09:20

Shkup

Few clouds
  • 20 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 10:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj