Bie numri i nxënësve në Maqedoni
Statistikat e përgjithshme në Maqedoni tregojnë se për çdo vit në këtë shtet ka ulje të numrit të nxënësve që regjistrohen në kasën e parë. Sipas një raporti të Ministrisë së Arsimit të cilin e publikon agjencia INA, rreth 800 nxënës sivjet janë regjistruar më pak se sa vitin e kaluar.
Përkundër fushatave të shumta të udhëhequra nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) për përfshirjen e të gjithë të rinjve në arsim, numri i nxënësve që u regjistruan për herë të parë në klasën e parë është ulur dukshëm.
“Në vitin shkollor 2012/2013, rreth 200 mijë nxënës ndjekin mësimin në shkollat fillore në Maqedoni, prej të cilëve këtë vit janë regjistruar 20 mijë e 700 filloristë, 780 më pak në krahasim me vitin paraprak, ku ishin regjistruar 21 mijë e 480 nxënës. E njëjta ka ndodhur edhe në fillim të vitit shkollor 2011/2012 ku në shkollat fillore janë evidentuar 198.856 nxënës, që ishte më pak për 2,7 për qind në krahasim me 2010/2011”,thuhet në raport.
Sipas të dhënave statistikore, të cilat i publikon INA, në dhjetë vitet e fundit në shkollat e vendit numri i nxënësve është ulur për 40 mijë nxënës. Kjo rënie, siç thuhet, është e pranishme kryesisht në shkollat ky mësojnë maqedonasit, ndërsa në shkollat shqiptare nuk vërehet kjo rënie. Shqiptarët, siç thuhet më tej, gjithnjë e më tepër po bëhen faktor dominues numerik nëpër shkolla.
Moti
Bernë
- 4 °C
Sht, 18/05/2013 - 06:20
Prishtinë
- 20 °C
Sht, 18/05/2013 - 07:30
Cyrih
- 18 °C
Sht, 18/05/2013 - 12:50
Shkup
- 27 °C
Sht, 18/05/2013 - 12:00
