E hënë, 20 Maj, 2013 - 01:34
Subscribe to Syndicate
download

Bien dërgesat e mërgimtarëve

08.07.2012 - 10:39
Dy vendet e para janë Gjermania dhe Zvicra që dominojnë me rreth 60 për qind të remitencave

Kontributi i mërgimtarëve në ekonominë kosovare vazhdon të mbetët burim i rëndësishëm i zhvillimit dhe mirëqenies sociale. Dërgesat që diaspora kosovare dërgon në vendlindje shënojnë një shifër mbi 500 milionë euro në vit, duke qenë në kontinuitet përcaktuesi themelor i mirëqenies sociale në Kosovë.

Megjithatë, siç raporton RTK-radio, dërgesat e mërgimtarëve gjatë tre mujorit të parë kanë qenë mbi 6 milionë euro të ulëta në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti të kaluar.

Bedri Zymeri është  udhëheqës i divizionit të bilancit të pagesave në Bankën Qendrore të Kosovës. “Në bazë të vlerësimeve tona për tremujorin e parë të vitit 2012, të hyrat nga remitencat kanë qenë rreth 120 milionë euro, në periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi pasur 126 milionë, pra rreth 6 milionë më pak”, ka thënë Zymeri.

Ai këtë ulje të remitencave e krahason edhe me krizën financiare që mund të ketë ndikuar në një pjesë të mërgimtare. Udhëheqësi i divizionit të pagesave tha se në të hyrat e ndërkombëtarëve nuk ja në regjistruar ato që vijnë nga Afganistani, edhe pse ato, si tha ai, arrijnë në rreth 20 milionë euro dhe regjistrohen si të hyra.

Ndërsa drejtori i Institutit Gap, Agron Demi thotë se dy vendet e para janë Gjermania dhe Zvicra, me pjesëmarrje rreth 60 për qind të remitencave. “Këto dy shtete për momentin nuk janë duke u përballë me krizë dhe nuk pritet që Kosova të goditet sikurse Shqipëria”, tha Demi. Në vitin 2011 remitencat në Kosovë kanë arritur në  585 milionë euro.

Edhe ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli ka dhënë vlerësime shumë optimiste për mërgatën kosovare. Ai ka thënë se diaspora ka qenë promotor i të gjitha zhvillimeve historike në Kosovë edhe para luftës, edhe gjatë luftës më bërjen dhe financimin e saj, ndërsa tash me zhvillimin e Kosovës dhe ngritjen e mirëqenies sociale të saj.

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)
Më pak pensionistë invalidorë në Zvicër Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (BSV) ka shpëtuar 120 milionë franga, duke identifikuar mashtruesit e fondit invalidor
Shëndeti (III)
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 9 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 00:50

Prishtinë

Clear sky
  • 17 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 01:00

Cyrih

Broken clouds
  • 9 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 00:50

Shkup

Clear sky
  • 16 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 01:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj