E enjte, 23 Maj, 2013 - 22:25
Subscribe to Syndicate
download

Bizneset fërkojnë duart, po vjen diaspora

22.05.2012 - 08:56

Disa nga afaristët, muajin korrik dhe gusht e konsiderojnë si “fshirje të lamës”, ndërsa ngjitja e çmimeve ka filluar të vërehet një muaj para se diaspora të vij për pushime.

Ka disa vite në Kosovë, që dy muajt e verës, korriku dhe gushti, konsiderohen si muajt e dasmave dhe të mërgimtarëve. Gjatë këtyre 60 ditëve, gjithçka ndryshon ritmin, ndërsa ata që po i presin me “duar të hapura” kurbetqarët, janë kryesisht këngëtarët dhe bizneset e vogla.

Të gjitha këto profile zejesh, restorantet, sallonet e nusërisë, argjendarët, tashmë kanë filluar të “shprishin prushin”, të përgatiten për ardhjen e “vëllezërve” nga diaspora, një pjesë e madhe e të cilëve tashmë kanë caktuar ditën e dasmës, kanë rezervuar restorantet dhe kanë zgjedhë muzikën e preferuar.

Në Kosovë disa nga afaristët këtë periudhë e konsiderojnë si “fshirjen e lamës”, ndërsa ngitja e çmimeve ka filluar të vërehet një muaj para se diaspora të vij për pushime.

Megjithatë, tradita e dasmës kosovare po ndryshon në vijimësi. Dasma e dikurshme është gërshetuar me dasmën moderne, tradita e së cilës erdhi në Kosovë sidomos nga diaspora. Por, zakonet e reja po i kushtojnë xhepit të kosovarit. Për organizimin e një dasme në Kosovë, vlera sillet nga 8 mijë deri 20 mijë euro, ndërsa ka edhe dasma që kalojnë 30 mijë euro.

Dasma kosovare nuk zhvillohet më ditëve të caktuara, të enjten apo të dielën, por në ditën kur restorantet dhe muzika është e lirë. Restorantet dhe hotelet, ndërkaq janë të rezervuara që nga muajt e verës së kaluar.

Bujar Gjoshi është pronari i hotelit “ALB”, i cili gjendet në magjistralen Prishtinë-Pejë.ai tha se çmimi i në restorant varet nga “xhepi” i atij që organizon dasmën. Menyja prej një persona, sipas tij, sillet nga 10 euro deri në 30 euro varësisht nga kërkesa. “Ne mundohemi të kemi mirëkuptim për klientët tanë, por edhe gjendja ekonomike reflektohet dhe në dasma vërehet tek menyja”, tha ai.

Gjoshi gjithat flet edhe për muzikën, të cilën shumicën e herëve e rezervojnë vetë pronarët e dasmës. Çmimi, siç tha ai, për këngëtarë me emër, gjatë kësaj periudhe, sillet rreth 5 mijë euro, kurse ata që nuk njihen rreth 1000 e 1500 euro, por që konsiderohen më atraktiv sepse këndojnë “tallave”.

E një nga këngëtarët që nuk ka hequr dorë nga muzika e mirëfilltë popullore thotë se i ka kushtuar jo pak këmbëngulja e tij për t’i qëndruar besnik muzikës së pastër shqipe. Megjithëkëtë, thotë se po i kthehet me të mirë dhe ky është Hysni Klinaku që deri tash tek ai janë bërë 40 rezervime që të këndojë në dasma.

“Më ka kushtuar kjo, por nuk jam i zhgënjyer. Kam një klientelë që më thërrasin, kamë bërë deri tani 40 prenotime dhe jam i lirë ende të marrë pjesë në dasma tjera”, thotë ai duke mos përmendur çmimin. Megjithatë “albinfo” merr vesh se Klinaku e ka çmimin rreth 2 mijë euro.

Edhe butikët për rroba nusërie për edhe për fustane dasmash, i kanë ngritur çmimet.

Shqipe Krasniqi, ndërkaq është punëtore në dyqanin e nusërisë “Geta” në Prishtinë. Ajo thotë se nuset sot preferojnë të blejnë gjëra më të lehta, ndonëse tregon se banorët e rrethit të Vushtrrisë dhe Gjilanit ende respektojnë traditën dhe zgjedhin për nuse jo vetëm vellon, por dhe veshjen tradicionale kombëtare.

“Moda po ndryshon, nuset nuk po veshin më shumë se dy herë një fustan, pasi dasmat po organizohen në restorante dhe po ua shohin njerëzia. Kështu që dikush po zgjedh të marrë dy se moda po ndryshon...”, tha Krasniqi. Ajo megjithatë nuk u kursye të tregojë se çmimi për një fustan sillen rreth 400 euro, ndërsa i vellos prej 700-1200 euro.

Moda dhe gjendja ekonomike janë dy faktor që po ashtu ndikojnë edhe në ndryshimin e traditës së blerjes së arit. Ky fundit është ngritur dukshëm edhe në bursë ndërkombëtare, ndërsa në Kosovë ngritjes i ka ndihmuar edhe ardhja e mërgimtarëve.

Një komplet ari i ashtuquajtur i rëndë, një komplet tjetër i ashtuquajtur i lehtë, unaza, rreth dore, varëse fyti më të lehta, vathë më të lehtë, përbënin atë që në minimum i blihej nuses dikur, e tash në maksimum për një shumicë të klientëve arëtarët thonë se kërkohet një komplet me çmim shumë të arsyeshëm.

“Tani çiftet po zgjedhin komplete më të lehta. 700-800 euro është shuma më e madhe që e marrin” deklaron Vilson Spaqi, menaxher në dyqanin e arit “Flaka”. Ai thotë se pesëlëja dhe lira shkojnë me pak, sepse edhe në bursën ndërkombëtare çmimi për një lirë është 280 euro. “Lira po blejnë shumë më pak për nuse tash”, shprehet ai.

Ndërsa Ilir Avdiu, i cili punon floktar (frizer) në sallonin “Ars” që gjendet në Pallatin e Rinisë tregon se rregullimi për një nuse arrin në vlerën 70-100 varësisht nga kërkesa si donë ta bëjë grimin dhe rregullon flokët klienti në këtë sallon. Por, ai thekson se në përgjithësi përfshirë të gjitha sallonet në zë dhe ato më pak të zëshme çmimi i rregullimit të flokëve dhe fytyrës nuses sillet prej 100 -500 euro.

Ndonëse nuset sot kërkojnë më shumë rregullim të thjeshtë dhe modern, ai thekson se për dasmat në vendet provinciale nuset kërkojnë të rregullojnë flokët me frizura më të rënda, siç bëheshin më parë. Muajve të verës ai përmend se edhe intensiteti i punës rritet, kjo më shumë edhe për shkak të ardhjes së mërgimtarëve dhe organizimit të dasmave gjallërohet puna në këtë sallon.

Sociologji Bleta Kadriu shpjegon se sjellja e kulturës perëndimore fillimisht nga mërgimtarët të cilët ishin e financuesit kryesor të dasmës dhe më vonë e mjeteve të komunikimit bëri që të ndërthuret tradicionalja me traditën. Sipas saj, organizimi i dasmave në restorante dhe marrja e këngëtarit që të këndoi live në to është një mundësi e mirë që të tregohet se sa ka ajo familje të holla dhe sa është e fuqishme.

Ndryshe, që nga fundi i muajit maj, shumica e zejeve dhe artizanteve janë vënë në “shërbim” të kurbetqarëve. Madje për ardhjen e tyre do të “kujdesën” të gjithë, duke i ngritë çmimet në maksimum, nga parkingjet e deri pikat e karburanteve.

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Tryeza të rrumbullakëta
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 6 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 21:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 13 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 21:30

Cyrih

Broken clouds
  • 6 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 21:50

Shkup

Broken clouds, light rain
  • 16 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 22:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj