Britania ka insistuar që Kosova të përfaqësohet si shtet i pavarur

Britania e Madhe ka insistuar që Kosova të përfaqësohet në konferenca rajonale si shtet i pavarur, jo nën rezolutën 1244, ka deklaruar Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jan Cameron Cliff.
"Megjithatë edhe përfaqësimi me dekalaratën e 17 shkurtit, mendimin e GJND-së dhe rezolutën 1244 është një model i balancuar. Ne miqtë tuaj do mund ta përdorim këtë formulë për të siguruar marrëdhënie tregtare me BE-në dhe marrëdhëniet kontraktuale dhe forma tjera të marrëveshjeve me BE-në", ka thkesuar ai. Cliff ka kërkuar nga partitë politike ta shikojnë këtë çështje si nacionale dhe jo partiake.
"Ky është një çmim i madh i Kosovës për të ecur përpara në perspektivën evropiane. Pra ne shpresojmë se marrëveshja të arrihet. Dhe është e rëndësishme që të gjitha partitë politike të pajtohem me këtë çështje nacionale dhe jo ta shikojnë atë si çështje partiake. Kjo është për Kosovën, si një shtet i pavarur dhe sovran", ka theksuar ai.
Cliff, ka theksuar rëndësinë edhe të vazhdimit të bisedimeve Kosovë-Serbi dhe arritjen e marrëveshjeve të domosdoshme, raporton Radio Kosova.
- - Rrugëve ilegale në veri të Kosovës, është duke u kontrabanduar (18.05.2012 - 09:36)
- - Në Shqipëri, mbështetet parada gay (18.05.2012 - 08:51)
- - 83 vjeçari dhuron veshkën e tij "formula 1" (18.05.2012 - 08:05)
- - Marrëveshje për promovim të Kosovës (17.05.2012 - 19:49)
- - "Ditët e Gjuhës Gjermane" në Prishtinë (17.05.2012 - 18:34)
- - Promovohet abetarja e përbashkët (17.05.2012 - 14:15)
- - Shtyhet gjykimi kundër Mlladiqit (17.05.2012 - 13:17)
- - Tadiq: Edhe BE-në, edhe Kosovën (17.05.2012 - 12:59)
- - Gjysma e Evropës në Prishtinë (17.05.2012 - 09:54)
- - Kosova e Shqipëria, nderojnë viktimat e fashizmit në Mathausen (17.05.2012 - 09:32)




















































Të shtohet në fusnotë edhe rezoluta e dialogut Prishtinë-Beograd, e cila ishte supozuar të përkufizon dialogun në çështje teknike. Po edhe deklaratat e paradisaditshme të Thaçit dhe Tahirit (në asnjë rrethanë nuk do të hjeket Republika e as të shtohet rezoluta...). Shkurt e shqip do të duhej të thuhet që është shtuar një shpëtim (backup) komplet i situatave në kohëra të ndryshme, sepse Serbia e ëndërron vazhdimisht një gjë të tillë, dhe kam përshtypjen që edhe Thaçi do ta ëndërron në javët e ardhshme.
Post new comment