E enjte, 23 Maj, 2013 - 22:04
Subscribe to Syndicate
download

Clinton e Ashton kërkojnë vazhdimin e negociatave

30.10.2012 - 21:03
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka mbështetur procesin integrues të Serbisë në BE

Pavarësisht se është pritur me protesta në Beograd, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka mbështetur procesin integrues të Serbisë në Bashkimin Evropian si dhe ka inkurajuar vazhdimin e procesit negociator ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ajo ka thënë se vizita në Beograd nuk nënkupton presionin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Nuk kemi ardhur këtu që të paraqesim kushte apo të ushtrojmë kontroll”, ka thënë Clinton, e cila gjatë vizitës në Ballkan është shoqëruar edhe nga shefja e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton. Në Beograd, Clinton është takuar me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq dhe kryeministrin serb, Ivica Daçiq.

“Shtetet e Bashkuara apelojnë tek të gjitha palët që t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura, t’i aplikojnë masat konkrete për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Clinton, duke shtuar se SHBA dëshiron ta shoh jetësimin e të gjitha aspiratave të Serbisë dhe të gjitha vendeve të rajonit, në rrugën e tyre drejt BE -së dhe NATO-s.

Sekretarja amerikane e Shtetit ka përshëndetur zhvillimin e bisedimeve në nivel politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke e konsideruar si një mundësi të mirë për vazhdimin e dialogut për çështje thelbësore.  “Jemi marrë vesh që ta vazhdojmë dialogun dhe kemi planifikuar që së shpejti të takohemi sërish. Është jetike që të dyja palët në plotëni t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet”, ka thënë Ashton, raporton TG.

Para vizitës në Beograd, sekretarja Cklinton ka qëndruar në Sarajevë, ku i ka dhënë mbështetje integrimit të këtij shteti në BE. Ndërsa stacioni tjetër i saj është Prishtina. Ajo të mërkurën do t’i takojë përfaqësuesit e shtetit kosovar, presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Kjo vizitë mbi të gjitha ka për qëllimin shtytjen përpara të procesit të bisedimeve Kosovë-Serbi.  

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Tryeza të rrumbullakëta
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 6 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 21:20

Prishtinë

Broken clouds
  • 13 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 21:30

Cyrih

Broken clouds, light rain
  • 6 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 21:20

Shkup

Broken clouds, light rain
  • 16 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 22:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj