Dërgohet njësi speciale gjermane në Kosovë
Gjermanët do të zëvendësojnë në fillim të tetorit një batalion italian.
Forca e përbashkët gjermano-austriake e cila njihet ndryshe edhe si Trupa Operative Rezervë (ORF), në përbërje të së cilës janë rreth 700 ushtarë është kërkuar nga forca paqeruajtëse ndërkombëtare KFOR e cila drejtohet nga NATO. Kështu ka njoftuar komanda e operacioneve të Bundeswehrit në Potsdam.
Njësia do të zëvendësojë në fillim të tetorit një batalion italian i cili sipas planit përfundon misionin e tij.
Sipas një raporti të revistës gjermane “Der Spiegel”, kjo është hera e tretë gjatë këtij viti që ushtarët gjermanë dhe austriakë nisen në drejtim të Kosovës, transmeton DW.
Qeveria gjermane kishte rënë dakord për të “mbështetur sa më mirë që të jetë e mundshme vazhdimin me sukses të operacionit dhe një stabilizim të mëtejshëm dhe përmirësimin e gjendjes së sigurisë në veri të Kosovës”, citon gazeta nga një letër që Komanda e Operacioneve të Bundeswehrit i ka drejtuar anëtarëve të zgjedhur të Bundestagut.
Moti
Bernë
- 10 °C
Mër, 22/05/2013 - 12:20
Prishtinë
- 21 °C
Mër, 22/05/2013 - 12:30
Cyrih
- 10 °C
Mër, 22/05/2013 - 12:20
Shkup
- 23 °C
Mër, 22/05/2013 - 12:30
