Dialogu, në frymë pozitive

Ka vazhduar sot pasdite dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë, i cili ka filluar në orën 10 të mëngjesit.
Pas një pauze dreke dhe janë kthyer sërish, për të diskutuar marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit, bën të ditur Radio Evropa e Lirë.
Sipas burimeve të BE-së, takimi po zhvillohet në atmosferë pozitive, gjë që jep shpresë se mund të rezultojë me dy marrëveshje: atë për përmbushjen e pikave të marrëveshjes për lëvizjen e lirë dhe të menaxhimit të integruar të kufive, si dhe marrëveshja për bashkëpunimin rajonal.
Raportohet se më herët, para gazetarëve, ka folur vetëm shefi i ekipit negociator serb, Borisllav Stefanoviq, i cili në lidhje me fusnotën për Kosovën, ka thënë se ka qenë propozim i Serbisë, i përqafuar nga komuniteti ndërkombëtar.
Stefanoviq ka thënë se zgjidhja për pjesëmarrjen e Kosovës në nismat rajonale do të jetë duke marrë parasysh Kushtetutën e Serbisë, Rezolutën 12 44 dhe Deklaratën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, por ka hedhur poshtë mundësinë, që të përmendet edhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës.
Sipas Bashkimit Evropian, një arritje e marrëveshjes do të ishte në të mirë të të dyja palëve, sepse Serbisë i ndihmon për statusin, ndërsa Kosovës për nismat rajonale.
Nuk dihet nëse ky raund bisedimesh do të përmbyllet sonte, apo do të vazhdojë edhe nesër.
- - Rrugëve ilegale në veri të Kosovës, është duke u kontrabanduar (18.05.2012 - 09:36)
- - Në Shqipëri, mbështetet parada gay (18.05.2012 - 08:51)
- - 83 vjeçari dhuron veshkën e tij "formula 1" (18.05.2012 - 08:05)
- - Marrëveshje për promovim të Kosovës (17.05.2012 - 19:49)
- - "Ditët e Gjuhës Gjermane" në Prishtinë (17.05.2012 - 18:34)
- - Promovohet abetarja e përbashkët (17.05.2012 - 14:15)
- - Shtyhet gjykimi kundër Mlladiqit (17.05.2012 - 13:17)
- - Tadiq: Edhe BE-në, edhe Kosovën (17.05.2012 - 12:59)
- - Gjysma e Evropës në Prishtinë (17.05.2012 - 09:54)
- - Kosova e Shqipëria, nderojnë viktimat e fashizmit në Mathausen (17.05.2012 - 09:32)




















































Post new comment