E enjte, 23 Maj, 2013 - 11:13
Subscribe to Syndicate
download

Ekspertët kosovarë të mirëseardhur në Gjermani

23.08.2012 - 18:38
Me kartën e kaltër të BE-së, si leje qendrimi dhe punësimi në Gjermani, i kanë dyert hapur edhe ekspertët me kualifikim të lartë nga Kosova

Kushtet e vështira ekonomiko-sociale, standardi i ulët, ofertat e varfëra dhe joserioze ku premtimet bien ndesh me realitetin që ofrohet, kanë shtyrë një pjesë të kuadrove të kualifikuara të Kosovës të kërkojnë perspektivë të re në vendet e zhvilluara.

Deutsche Welle shkruan për rastin e Miribane dhe Mentor Sopjani që janë diplomuar në Gjermani.

Mentor Sopjani madje ka marrë titullin doktor i shkencave të natyrës në Universitetin e Tybingenit, në Gjermani.

Persona të diplomuar në Gjermani, ata që kanë doktorature gjermane ose kanë suksese në hulumtime të dëshmuara, janë më të kërkuarit në Gjermani.

Qeveria e Gjermanisë, më 1 gusht ka lancuar programin "Karta e Kaltër e BE-së", me anë të së cilës janë lehtësuar kushtet ligjore për punësim të ekspertëve me kualifikim të lartë në Gjermani.

Mentor Sopjani ka marrë titullin doktor i shkencave të natyrës në Universitetin e Tybingenit

"Para se të ktheheshim në Kosovë, kemi pasur si opsion vazhdimin e qëndrimit për hulumtime akademike në Gjermani ose në ndonjë nga vendet skandinave. Ndërsa, ajo që kemi pritur në vendin tonë ishte zgjatja e dorës dhe mundësia për vazhdimin e sukseseve të njëjta edhe në Kosovë. Fatkeqesisht, kjo në kushtet tona është tejet e vështirë me mungesa esenciale kushtesh për punë hulumtuese akademike dhe në një mjedis ku nuk ka gradime të bazuara në merita. Si rrjedhojë, mungon edhe motivi për të bërë hulumtime te stafi akademik.", thotë Mentori.

Sipas Ambasadës Gjermane në Prishtinë "Kartën e kaltër të BE-së" mund ta marrë një person i cili ka përfunduar studimet në një insitucion të arsimit të lartë në Gjermani.

Nëse studimet nuk janë përfunduar në Gjermani, atëherë personi duhet t'i nënshtrohet një provimi të krahasueshmërisë në Gjermani.

Përveç kësaj, parashtruesi i kërkesës duhet të dëshmojë se në Gjermani do të marrë një pagë vjetore bruto në vlerë prej së paku 44.800 euro.

Për persona me kualifikim të lartë në profesione në profilet në të cilat ka mungesë të fuqisë punëtore pranohet edhe një pagë më e ulët prej 34.944 Euro.

Në këto profesione bëjnë pjesë: inxhinierët, shkencëtarët e shkencave natyrore, matematicientët, ekspertët në fushën e teknologjisë informative(IT), si dhe mjekët.


Në bazë të të dhënave të Minsitrisë për Punë dhe Mirëqënje Sociale të Kosovës, në zyrat komunale për punësim janë të lajmëruar 200 mije punëkërkues të profileve të ndryshme.

Reklamë

Reklamë

Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Scattered clouds
  • 10 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 10:20

Prishtinë

Broken clouds
  • 17 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 10:30

Cyrih

Broken clouds
  • 9 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 10:20

Shkup

Broken clouds
  • 20 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 10:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj