EULEX-i insiston se Serbia di për krimet në Kosovë

EULEX-i i ka kërkuar Serbisë që pa vonesë të informojë opinionin publik nëse në afërsi të Rashkës ka me të vërtetë varrezë masive me shqiptarë të vrarë gjatë luftës. Siç raportojnë mediat e Kosovës, njësia për mjekësi ligjore në raportin e vet për personat e pagjetur, i ka kërkuar Qeverisë serbe që të verifikojë lokcionin te Miniera e Rashkës, ku dyshohet se janë të varrosur 300 trupa të pajetë të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës. EULEKX-i ka deklaruar se Qeveria e Serbisë ka potencial që ta bëjë këtë, duke përdorur metodat shkencore dhe teknologjinë përkatëse. Gjithashtu Qeverisë së Serbisë i kërkohet që të lirojë qasjen në dokumentet zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe dokumentacionin e Ushtrisë së Serbisë të vitit 1998 – 1999 në të cilat ndodhen informacionet për luftën gjatë këtyre viteve në Kosovë. Sipas EULEX-it këto dokumente janë të rëndësisë vitale për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur. Sipas EULEX-it ende nuk dihet asgjë për fatin e 1790 personave të zhdukur gjatë luftës. Gjatë vitit 2011 ekspertët e mjekësisë ligjore, kanë kryer 84 hulumtime në terren dhe kanë gjetur trupat e 42 personave të vrarë. Gjatë këtij viti janë identifikuar 30 lokacione të reja të cilat pritet të hulumtohen. Sfidë tjetër është edhe përcaktimi i identitetit të trupave pa jetë mbi bazën e ADN-së. Sipas EULEX-it zbardhja e fatit të personave të pagjetur ende kërkon angazhimin e të gjithëve si dhe një përkushtim të vazhdueshëm për këtë çështje shumë të ndjeshme, raportojnë mediat kosovare.
- - Rrugëve ilegale në veri të Kosovës, është duke u kontrabanduar (18.05.2012 - 09:36)
- - Në Shqipëri, mbështetet parada gay (18.05.2012 - 08:51)
- - 83 vjeçari dhuron veshkën e tij "formula 1" (18.05.2012 - 08:05)
- - Marrëveshje për promovim të Kosovës (17.05.2012 - 19:49)
- - "Ditët e Gjuhës Gjermane" në Prishtinë (17.05.2012 - 18:34)
- - Promovohet abetarja e përbashkët (17.05.2012 - 14:15)
- - Shtyhet gjykimi kundër Mlladiqit (17.05.2012 - 13:17)
- - Tadiq: Edhe BE-në, edhe Kosovën (17.05.2012 - 12:59)
- - Gjysma e Evropës në Prishtinë (17.05.2012 - 09:54)
- - Kosova e Shqipëria, nderojnë viktimat e fashizmit në Mathausen (17.05.2012 - 09:32)




















































Post new comment