Fëmijët shqiptarë mbrojnë të drejtat e tyre në OKB në Gjenevë

© albinfo.ch: Përfaqësues të fëmijëve: - Ilda, World Vision, - Elvis, Save the Children, - Danjela, SOS Children's Villages
Me mbështetjen e OJQ-ve partnere, Save the Children, World Vision, SOS Fshati i fëmijëve (SOS Village d’enfants), Qendra për Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri dhe BKFT koalicioni, një delegacion i fëmijëve nga Shqipëria arriti të bëjë një udhëtim për në Gjenevë.
Javën e kaluar një grup i fëmijëve shqiptarë shprehu shqetësimet dhe pritjet e tyre për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri para ekspertëve të Komitetit për të Drejtat e Fëmijëve në Kombet e Bashkuara.
Komiteti i lartpërmendur ka për detyrë monitorimin dhe zbatimin e detyrimeve sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. Ai, pra, merr parasysh kontributet e fëmijëve në kuadër të shqyrtimit të raportit të Shqipërisë, i cili do të mbahet në Gjenevë në vjeshtën e 2012-ës.
Javën e kaluar një delegacion i fëmijëve nga Shqipëria ka bërë udhëtim në Gjenevë, me mbështetjen e OJQ-ve partnere, Save the Children, World Vision, Fshati SOS për fëmijë, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri dhe BKFT koalicioni. Qëllimi i këtij udhëtimi ishte që të shprehin shqetësimet e tyre dhe të kuptohen pritjet e ekspertëve të Komitetit për të Drejtat e Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri.
Zonja Jennifer Philpot-Nissen, këshilltare e Lartë për të Drejtat e Njeriut për World Vision International, shpjegon për albinfo.ch se sa është i rëndësishëm "implikimi i fëmijëve në procesin e shqyrtimit dhe integrimi i pikëpamjeve të tyre në lidhje me dukuritë që u përkasin. Është thelbësore nëse ne synojmë seriozisht të analizojmë ndikimin e vërtetë të politikave dhe programeve qeveritare në jetën e tyre. "Ajo shton se kjo ka qenë e mundur vetëm falë bashkëpunimit të Qeverisë së Shqipërisë, të cilën e përshëndet.
Raporti alternativ i paraqitur pranë Komitetit për të Drejtat e Fëmijëve është përgatitur nga vetë fëmijët. Ai është rezultati i konsultimeve dhe punëtorive të më shumë se 14.000 fëmijëve. Këto konsultime gjithashtu mundësojnë lidhje dhe përcjelljen e praktikës së rekomandimeve të shpikura nga mekanizmat e tjerë të Kombeve të Bashkuara.
Duke dërguar këtë raport në Komitet, fëmijët presin që qeveritë e tyre të angazhohen konkretisht dhe që t’u përgjigjen shqetësimeve të tyre.
- - Rrugëve ilegale në veri të Kosovës, është duke u kontrabanduar (18.05.2012 - 09:36)
- - Në Shqipëri, mbështetet parada gay (18.05.2012 - 08:51)
- - 83 vjeçari dhuron veshkën e tij "formula 1" (18.05.2012 - 08:05)
- - Marrëveshje për promovim të Kosovës (17.05.2012 - 19:49)
- - "Ditët e Gjuhës Gjermane" në Prishtinë (17.05.2012 - 18:34)
- - Promovohet abetarja e përbashkët (17.05.2012 - 14:15)
- - Shtyhet gjykimi kundër Mlladiqit (17.05.2012 - 13:17)
- - Tadiq: Edhe BE-në, edhe Kosovën (17.05.2012 - 12:59)
- - Gjysma e Evropës në Prishtinë (17.05.2012 - 09:54)
- - Kosova e Shqipëria, nderojnë viktimat e fashizmit në Mathausen (17.05.2012 - 09:32)




















































Post new comment