E djelë, 19 Maj, 2013 - 06:46
Subscribe to Syndicate
download

Femrat shqiptare më jetëgjatat në Ballkan

03.10.2012 - 14:56
Jetëgjatësia në Shqipëri është mesatarisht 76,4 vjet, ndërsa vendi me njerëzit më jetëshkurtër është Serbia me një mesatare prej 74 vjet

Bazuar në një studimi të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Shqipëria është vendi me njerëzit më jetëgjatë në Ballkanin Perëndimor. Jetëgjatësia në Shqipëri është mesatarisht 76,4 vjet (73,4 për meshkujt dhe 79,7 për femrat. Ndërsa vendi me njerëzit më jetëshkurtër është Serbia, e cila ka një mesatare prej 74 vjet.Sa i takon vendeve të tjera, Kroacia ka një mesatare prej 75,7 vjet ndërsa Bosnje Hercegovina 74,9 vjet. Pas tyre vjen Mali i Zi me 74,5 vjet dhe Maqedonia me 74,2 vjet.“Sa i takon Evropës juglindore, njerëzit më jetë gjatë janë grekët. Ata kanë një jetëgjatësi mesatare 79,5 vjet dhe ndiqen nga sllovenet me 77,9 vjet, hungarezët me 73,3 vjet, bullgarët me 73, rumunët me 72,5 dhe turqit me 71,8 vjet” thuhet në ne raport publikuar nga gazeta shqiptare “shekulli”.Një studim i tillë vjen pak ditë pas "Ditës Botërore të të Moshuarve" dhe një raporti i Fondit për Popullsinë në OKB (UNFPA) parashikon se në vitin 2050 bota do të ketë dy miliardë të moshuar dhe 80 për qind e popullsisë së vjetër në botë do të jetojë në vendet e zhvilluara.“Në vitin 2000 për herë të parë në histori kishte më shumë persona mbi 60 vjeç se sa fëmijë nën 5 vjeç. Ndërsa në vitin 2050 popullsia e 60-vjeçarëve do të jetë më e madhe se ajo e nën 15-vjeçarëve. Në 10 vite parashikohet që numri i personave të moshuar të kalojë 1 miliard”, thuhet në raport.Ndërsa sipas një analize të “Global Age Wath”, Shqipëria është në vendin e 46 nga 195 vende që janë marrë në konsideratë, sa i takon jetëgjatësisë.

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Më pak pensionistë invalidorë në Zvicër Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (BSV) ka shpëtuar 120 milionë franga, duke identifikuar mashtruesit e fondit invalidor
Shëndeti
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike (III) Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.
Diversité
Azil: drejt një ndryshimi të regjimit? Një emisioni javor i përbashkët me "La Télé" dhe "albinfo.ch".

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, light rain showers
  • 8 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 05:50

Prishtinë

Clear sky
  • 10 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 06:00

Cyrih

Broken clouds
  • 10 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 05:50

Shkup

Clear sky
  • 13 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 06:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj