Fillon aplikimi për subvencione në Ministrinë e Bujqësisë

Këtë vit fermerët mund të aplikojnë për të përfituar subvencione, veç tjerash, për herë të parë edhe për zgjoje bletësh
image de l'article

 

Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka njoftuar se është hapur periudha e aplikimit për subvencione dhe grante investive nga faza e parë e përkrahjes. Të drejtë konkurrimi për subvencione kanë fermerët që i plotësojnë kriteret e publikuara.

 

Ministria e Bujqësisë ka njoftuar se këtë vit fermerët mund të aplikojnë për të përfituar subvencione për krerë të lopëve qumështore, për krerë të kafshëve të imëta dhe për herë të parë edhe për zgjoje bletësh.


Po ashtu, sipas njoftimit, në këtë periudhë fermerët mund të aplikojnë për të përfituar edhe grante për investimet e tyre në sektorin e hortikulturës, përkatësisht për ngritjen e sipërfaqeve të reja me pemishte, me hardhi të rrushit të tryezës dhe me perime në serra, si dhe mund të përfitojnë grante investive edhe për zëvendësimin, zgjerimin dhe përmirësimin e infrastrukturës në fermë.

 

"Zgjerimi i gamës së përkrahjes dhe aktivizimi i të gjitha burimeve për zhvillimin e sektorit të bujqësisë është objektivë kryesore e Ministrisë së Bujqësisë dhe përveç përkrahjes së deritanishme për sektorin e blegtorisë, sektorin e hortikulturës dhe atë të drithërave, sivjet për herë të parë do të përkrahet me subvencione edhe prodhimtaria e farës së grurit, prodhimtaria e misrit dhe ajo e lulediellit dhe kolzës", thuhet në njoftimin e MBPZHR-së.

 

Po ashtu theksohet se periudha e aplikimit për prodhimtarinë e këtyre kulturave bujqësore do të hapet në muajin mars. Ndërsa, për të përfituar grante investive për ndërtimin e fermave të reja për lopë qumështore dhe pula vojse, për pajisje për mjelje, për përgatitjen e ushqimit për bagëti, për ndërtimin dhe renovimin e dhomave të qumështit dhe për pajisje dhe mekanizëm më të rënd bujqësor, periudha e aplikimit do të hapet në muajin prill. 


"Vlen të potencohet se theks i veçantë në hartimin e kritereve është vënë edhe tek inkurajimi i të rinjve dhe grave fermere, si dhe tek inkurajimi i banorëve të zonave të thella rurale, të cilët në sistemin e poentimit do të kenë përparësi më të madhe me projekte për zhvillim rural".

 

Faza e dytë e aplikimit për të përfituar nga skema e përgjithshme e granteve për agropërpunimin dhe prodhimtarinë primare, të cilat Ministrisë së Bujqësisë i janë vënë në dispozicion nga projekti i Bankës Botërore dhe projekti i Danida-s, do të hapet pas gjashtëmujorit të parë të këtij viti. 

Reagim

0 komentet

Post new comment

Në hapësirat e parapara për komentet e lexuesve nuk lejohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve si dhe ndaj çdo grupi shoqëror, qofshin ato kombëtare, fetare, shtetërore, etj. Redaksia e mban të drejtën e mosbotimit apo fshirjes së komenteve që i thyejnë këto rregulla. Komentet që s’kanë të bëjnë me temën e artikujve nuk botohen.
CAPTCHA
Kjo pyetje është për të vërtetuar nëse ju jeni një vizitor si dhe për të parandaluar të ashtuquajturit spam.
Image CAPTCHA
Plotësoni rubrikën me karakteret e paraqitura në imazh

Facebook

Reklama / Werbung / Publicité

Foto galeri / Fotogalerie / Galerie photo

  

Reklama/Werbung/Publicité

 

Video ekskluzive e albinfo.ch

Sondazh

Sipas jush, cilat janë shqetësimet kryesore të diasporës kosovare?:
Sondage

Këshilla juridike: përgjigjet e fundit

Reklama/Werbung/Publicité

Reklama / Werbung / Publicité

Reklama/Werbung/Publicité

Video: Intervista - Debate - Reportazhe

albinfo.ch dritare në shërbimin tuaj !

Shkrimet, fotot, njoftimet apo komentet
tuaja na interesojnë :
  info@albinfo.ch

Reklama/Werbung/Publicité

Regjistrimi

Kursi i valutave