E shtunë, 18 Maj, 2013 - 15:52
Subscribe to Syndicate
download

Fillon ndërtimi i xhamisë qendrore në Prishtinë

09.10.2012 - 11:59
Kjo xhami e cila do të jetë ndër më të mëdhatë në Ballkan, do t’i ketë katër minare, ndërsa do të kushtojë rreth 20 milionë euro

Të gjithë përfaqësuesit e institucioneve, por edhe klerikët fetarë të të gjitha konfeksioneve në Kosovë, kanë marrë pjesë në ceremoninë e gurëthmelit të xhamisë qendrore në Prishtinë. Kjo xhami e cila do të jetë ndër më të mëdhatë në Ballkan, do t’i ketë katër minare, ndërsa do të kushtojë rreth 20 milionë euro. 

Kjo xhami do të ndërtohet në lagjen “Ulpiana” përball objekti të Postës dhe Telekomit të Kosovës, ndërsa do të ketë një hapësirë rreth 78 ari. Akoma nuk është caktuar mënyra se si do të financohet ndërtimi i këtij objekti kulti. 

Gurin e parë në themel e kanë vendosur bashkërisht, presidentja Atifete Jahjaga, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, kryemyftiu Naim Tërnava, kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i Prishtinës Isa Mustafa. Ndërsa të pranishëm në ceremoni kanë qenë edhe përfaqësuesit i Ipeshkvisë së Kosovës, por edhe ata të Kishës Ortodokse Serbe. 

“Kjo xhami do të shërbejë për edukimin e popullatës në përgjithësi, do të jetë në shërbim të ardhmërisë së popullit dhe vendit tonë. Do të jetë një vend ku do të mësohet, shpjegohet e kultivohet mirëkuptimi, humaniteti, toleranca, respekti, dashuria e sinqeriteti...”, ka thënë para të pranishmëve Naim Tërrnava, kryetari i BIK. 

Ndërtimit të kësaj xhamie i kishin paraprirë një varg protestash nga komuniteti mysliman, të cilit kishin kërkuar që ky objekt kulti të ndërtohet përballë Katedralës “Nënë Tereza” në oborrin e fakultetit Filologjik. Mirëpo pas konsultave ndërmjet kryetarit të Prishtinës dhe kryetrarit të Bashkësisë islame të Kosovës është arrit konsensus që xhami të ndërtohet në lagjen Ulpiana.

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Shëndeti
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike (III) Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
albinfo.ch: Arkitekti Bujar Nrecaj në ditën e përurimit të hotelit
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.
Diversité
Azil: drejt një ndryshimi të regjimit? Një emisioni javor i përbashkët me "La Télé" dhe "albinfo.ch".
In&Out
Peshkatari dhe bukespjeksi
RTK: “Kosova nga syri i një zvicerani” Une émission In&Out transmise sur la RTK (Radio Télévision du Kosovo) le 15 mai 2013.

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Few clouds, partial fog
  • 4 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 06:20

Prishtinë

Scattered clouds
  • 26 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 15:30

Cyrih

Scattered clouds
  • 18 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 13:50

Shkup

Clear sky
  • 30 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 15:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj