E premte, 24 Maj, 2013 - 05:38
Subscribe to Syndicate
download

Fotografët kosovarë e serbë bëhen bashkë në Tirol të Austrisë

27.08.2012 - 07:55

Fotografë kosovarë dhe serbë janë bërë bashkë në Tirol të Austrisë, në një ekspozitë të përbashkët me fotografi e quajtur "EuroXibition".

Bëhet fjalë për fotografët Arben Llapashtica, Jelena Lučiq, Siniša Mandiq, Berat Murina, Olivera Inđiq, Halil Halili, Petrit Rahmani, Fitore Syla, Milena Goševski edhe Rajko Simiq. "EuroXibition" është iniciuar nga Klubi i Alpbahut në Beograd dhe grupi Alpbach në Kosovë. Ekspozita e fotografëve të rinj kosovarë dhe serbë ështe hapur të shtunën mbrëma në Alpbach.

"Ne kemi shumë simbole dhe elemente të BE-së në Kosovë, ne kemi fotografuar simbole të BE-së në vendin tonë pa u kursyer se a janë foto negative apo pozitive. I mbetet publikut t'i vlerësojë fotot se a jemi afër apo larg integrimeve në BE", tha Arben Llapashtica, një fotograf nga Prishtina.

Që nga viti 1945 Forumi Evropian Alpbach ka mbledhur më shumë se 700 studentë nga e mbarë bota. Për gati tri javë ky forum bëhët fshati i studentëve, mendimtarëve dhe profesorëve anekënd botës. Nga Kosova sivjet marrin pjesë 22 studentë.

Folësit dhe pjesëmarrësit nga të gjitha pjesët e botës, nga lëmenj ekonomikë, nga shkenca dhe politika, ekspertë me përvojë dhe studentë, të ardhur së bashku në Alpbach për të diskutuar çështjet aktuale dhe për të formuluar zgjidhje ndërdisiplinore.

Programi i Alpbahut Europian Forum është i ndarë në tri pjesë: java e seminarit, shkolla verore dhe simpoziumet e Alpbach-ut (Alpahut).

Forumi Albach është organizuar dhe është drejtuar nga Dr. Erhard Busek. Nuk mungon as programi kulturor, i cili është i larmishëm në fshatin e Alpbach-t (Alpahut).

Dhjetë fotografë nga Kosova dhe Serbia do të ekspozojnë fotot e tyre të bëra në Kosovë dhe në Serbi.

Pas ekspozitës në Prishtinë dhe Beograd, këtë ekspozitë do të hapë kryetari i nderit të Forumit Alpabch, Erhard Busek dhe Uliriche Lunachek.

Programi i Forumit Alpbach Evropian është shoqëruar me një program të pasur kulturor.

Në ekspozita, koncerte dhe shfaqje artistëve të rinj në veçanti u janë dhënë mundësitë për të paraqitur punën e tyre për publikun në Forum.

Fotografët nga Kosova dhe Serbia kanë kapur simbolet evropiane në vendet e tyre. Ekspozita ka qenë ide e iniciativës Alpbach e Prishtinës dhe ajo e Beogradit.

Në kuadër të këtij projekti janë mbajtur edhe punëtori dhe seminare për fotografi në Prishtinë dhe Beograd. Vlen të përmendën edhe seminarët që janë organizuar në Prishtinë dhe Beograd.

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Tryeza të rrumbullakëta
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Overcast
  • 4 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 04:50

Prishtinë

Scattered clouds
  • 10 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 05:30

Cyrih

Broken clouds
  • 4 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 04:50

Shkup

Few clouds
  • 12 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 05:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj