E hënë, 20 Maj, 2013 - 16:56
Subscribe to Syndicate
download

Ftohet sërish mërgata!

18.05.2012 - 11:41
Ftohen për herë të fundit pjesëtarët e mërgatës kosovare që të bëhen pjesë e zgjidhjes së problemeve të tyre

"Duke diskutuar për brengat tuaja ne do të njihemi më afër me problemet që e shqetësojnë mërgatën tonë dhe në këtë mënyrë këto brenga do t’i shndërrojmë në politika të projektit, respektivisht të gjejmë alternativa për zgjidhjen e këtyre problemeve së bashku”

Projekti “Diaspora për Zhvillim” ju fton në debatet që do të organizohen me fokus grupet për temat në vijim:

• Mungesa e të drejtës së votës dhe pjesëmarrjes politike të Diasporës

• Sektori i pazhvilluar i Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) në Kosovë

• Mangësitë në sistemin shëndetësor

• Kujdesi i pamjaftueshëm për të moshuarit

• Kosovarët e rinj, shacit, apo?

• Klimë e dobët e investimeve dhe promocionit

• Mungesë e alternativave të qymyrit në stacionet energjetike, mungesë e energjisë efiqiente në shtëpitë-ndërtuese

• Menaxhimi i dobët i mbeturinave

• Shpërndarje e pabarabartë e pasurisë trashëgimore për gratë

• Mungesë e të drejtave të grave

• Shërbimet komunale të pamjaftueshme për Diasporën nga zyrat për ndërlidhje me Diasporën (ZKNDtë)

• Martesa e detyruar

Një seri të seminaresh me qëllim të kuptuarit të shqetësimeve kryesore të diasporës do t’i organizojë IMD në bashkëpunim me “Solidar Suisse”.

FTOHEN edhe njëherë të gjithë të interesuarit për diskutuar rreth temave të cekura më lartë mund të marrin pjesë po ashtu në debatin që do të organizohet me 2 dhe 3 qershor 2012 në Zvicër.

Të interesuarit duhet të përcaktohen në grupet e fokusit duke u regjistruar në e-mail adresën: info@diaspora-ks.org

Faleminderit për kontributin tuaj.

Me respekt,

Stafi i projektit „Diaspora për Zhvillim“

Sondazh:

 

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
albinfo.ch: Film i shkurter per Kosoven
Një takim i ngrohtë me Kosovën, në Stans, NW Në kuadër të një manifestimi ndërkulturor, shoqata „Bistro Interculturel“ në bashkëpunim me Qendrën për promovim shëndetësor dhe Integrim, Nidwalden, më 18 maj 2013 në Stans realizoi aktivitetin me temë „Takim me Kosovën“
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 15 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 16:20

Prishtinë

Scattered clouds
  • 25 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 16:00

Cyrih

Broken clouds
  • 16 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 16:20

Shkup

Scattered clouds
  • 30 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 16:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj