E djelë, 26 Maj, 2013 - 10:22
Subscribe to Syndicate
download

Gjashtë persona u dënuan për trafikim me emigrantë

21.09.2012 - 14:54
Hetimet, sipas EULEX-it, ishin bërë në bazë të informacioneve të marra nëpërmjet bashkëpunimit juridik ndërkombëtar me Shqipërinë

Një trup i bërë prej gjykatësish vendorë dhe ndërkombëtarë të EULEX-it, kanë dënuar të premten gjashtë qytetarë kosovarë për kontrabandim me emigrantë. Vendimin për dënimin e tyre e ka marrë Gjykata e Qarkut në Prizren, ndërsa personat e inkriminuar në veprat e jashtëligjshme i përkasin regjionit të Pejës.

“Armend Bezera, Besim Idrizaj, Nysret Alijaj, Hasan Bobi u dënuan me nga një vit burgim, Tahir Berisha u dënua me dy vite e gjysmë burgim, Naser Idrizaj  u dënua me tri vite e gjysmë burgim. Po ashtu, Naser Idrizajt i është shqiptuar gjoba prej 1500 Euro për mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve, kurse është shfajësuar për posedim të paligjshëm të drogës”, thuhet në njoftim të EULEX-it.

Hetimet, sipas EULEX-it, ishin bërë në bazë të informacioneve të marra nëpërmjet bashkëpunimit juridik ndërkombëtar me Shqipërinë.

“Hetimet kanë filluar në gusht 2010 kundër dy të akuzuarve, ndërsa në bazë të përgjimit të bisedave telefonike janë identifikuar dëshmitarët dhe bashkë-kryerësit. Të gjithë të akuzuarit u arrestuan në maj 2011”, thuhet në njoftimin e Misionit të BE-së për sundim të Ligjit.

Trafikimi me persona ka qenë një zeje mjaft profitabile gjatë dy dekade të fundit në Kosovë dhe në vendet ballkanike. Shumë qytetarë kanë paguar para më të maje, deri në 5 mijë euro për person, për të kaluar në mënyrë klandestine në vendet e Bashkimit Evropian.

Rrugëtimi nga Ballkani në BE shpesh është përcjellë më rreziqe të mëdha, ndërsa dy vjet më parë një grup kosovarësh përfundoi tragjikisht në lumin Tisa të Serbisë, gjatë përpjekjes për të kaluar në Hungari. Shumica nga ata që tentuan të dalin ilegalisht u mbytën në lum. Për këtë tragjedi janë dënuar disa matrapazë në Kosovë më dhjetëra vite burg.

Dënimi i këtyre gjashtë personave nuk është i vetmi këtë vit. Edhe më herët janë dënuar disa persona për trafikim me emigrantë.

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Kosovari me familje dëbohet nga Zvicra, shkak: martesa e rrejshme Gjykata Federale: Pasi kishte lidhur martesë fiktive dhe leja e tij e qëndrimit ishte bërë me mashtrim, ai bashkë me gruan dhe fëmijët duhet të lëshojë Zvicrën
Aksion i përbashkët: Ta pastrojmë Kosovën! Aksioni “ta pastrojmë Kosovën” është pjesë e lëvizjes globale "Ta pastrojmë Botën’, që organizon aktivitete të ngjashme çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj, që nga viti 2008.
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 9 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 09:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 14 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 09:30

Cyrih

Broken clouds
  • 8 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 09:50

Shkup

Few clouds
  • 23 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 09:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj