E mërkurë, 22 Maj, 2013 - 06:03
Subscribe to Syndicate
download

Gjendet i vdekur poeti Ali Podrimja

21.07.2012 - 14:26
Humbja e poetit me renome ndërkombëtare Ali Podrimja, është një humbje e madhe për kulturën dhe artin kosovar, shqiptar e më gjerë

16:00

Autoritetet shtetërore franceze i kanë përcjellë ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, lajmin për gjetjen e trupit të pajetë të poetit të njohur kosovar, Ali Podrimja, në Francë. I tronditur nga kjo humbje e madhe, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së poetit Podrimja, komunitetit të poetëve, shkrimtarëve e artistëve si dhe mbarë popullit të Kosovës."Humbja e poetit me renome ndërkombëtare Ali Podrimja, është një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë e panumërt të tij, por një humbje e jashtëzakonshme edhe për kulturën dhe artin kosovar, shqiptar e më gjerë. Kujtimi i poetit Ali Podrimja do të jetë gjithnjë i gjallë në mesin tonë dhe do të shërbejë si figurë motivimi për brezat e ardhshëm të Kosovës", thuhet në telegramin e ngushëllimit të ministrit Hoxhaj.Poeti Ali Podrimja ka humbur kontaktet me kolegët dhe miqtë e familjarët e tij nga data 18 korrik, në kohën kur po qëndronte në Francë në kuadër të festivalit të poezisë "Voix de la Méditerranée", në qytetin e Lodève.Autoritetet franceze po punojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të humbjes së jetës së poetit Ali Podrimja.Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës falënderon autoritetet e Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Brendshme Franceze, si dhe të gjitha institucionet e tjera lokale e qendrore në Francë për angazhimin maksimal të tyre në ndriçimin e këtij rasti.

Institucionet e Kosovës në bashkëpunim me institucionet franceze të rendit kanë filluar kërkimin e poetit kosovar Ali Podrimja, i cili tri ditë më parë ka humbur në Francë. Deri të shtunën në mëngjes, institucionet në Kosovë por as familja e tij nuk kanë marrë asnjë informacion për vendndodhjen e Podrimjes.

Poeti kosovar që ta tejkaluar kufijtë kombëtar, Ali Podrimja kishte shkuar në festivalin e poezisë "Vox de la Mediteran" që mbahet në afërsi të qytetit Motepellier të Francës. Autori i "Lum Lumit" kishte kontaktuar familjen para 5 ditësh, ndërsa më pas nuk ishte lajmëruar.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi tha se Ambasada e Kosovës në Paris ka kontaktuar institucionet franceze, të cilat menjëherë kanë filluar kërkimin e Podrimjajt. Po ashtu edhe ministri Hnver Hoxhaj ka kontaktuar homologun e tij francez lidhur me këtë rast.

Po ashtu thuhet se xhandarmëria franceze ka shpërndarë edhe fotot e Ali Pdrimajt nëpër vendet me të frekuentuara të regjionit të Montepellierit, me qëllim që të lajmërohet dikush nëse e ka parë. Gjithashtu MPJ e Kosovës ka ka kërkuar nga të gjithë mërgimtarët të lajmërohen nëse marrin vesh për vendndodhjen e tij.

Ali Podrimja u lind më 1942 në Gjakovë. Ai është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi. Kryevepra e tij konsiderohet të jetë "Lum Luli" që i është kushtuar djalit të tij Lumit, i cili vdiq në moshë të re.

  

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, light rain
  • 9 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 05:20

Prishtinë

Broken clouds
  • 15 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 05:30

Cyrih

Broken clouds, light rain showers
  • 10 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 05:20

Shkup

Broken clouds
  • 15 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 05:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj