E shtunë, 25 Maj, 2013 - 05:01
Subscribe to Syndicate
download

Gjermani Volcker Halbauer në krye të KFOR-it

21.08.2012 - 15:11
Halbauer, 56 vjeçar do ta zëvendësojë bashkëkombësin e tij, gjeneralin Erhard Drevs në rotacionin e planifikuar për 7 shtator

Gjenerali gjerman Volker Halbauer do të jetë komandanti i 17 me radhë i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë ( KFOR). Lajmin e bën të ditur agjencia gjermane e lajmeve, DPA, duke cituar burime nga Ministria e Mbrojtjes.

Halbauer, 56 vjeçar  do ta zëvendësojë bashkëkombësin e tij, gjeneralin Erhard Drevs në rotacionin e planifikuar për 7 shtator, transmeton REL. KFOR-i, si strukturë e organizuar ushtarake e determinuar për të krijuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes, është vendosur në Kosovë në vitin 1999 pas largimit të forcave serbe të sigurisë nga Kosova .Në bazë të kompetencave dhe strukturës organizative, komanda e KFOR-it ndërrohet çdo vit, ndërsa deri më tani komandantë të KFOR-it kanë qenë  17 gjeneralë: Mike Jackson (Britania e Madhe, 12 korrik  1999 - 8 tetor 1999); Klaus Reinhardt ( Gjermani, 8 tetor 1999 - 18 prill 2000); Juan Ortuño Such (Spanjë, 18 prill 2000 - 16 tetor 2000); Carlo Cabigiosu ( Itali, 16 tetor 2000 - 6 prill 2001);

Thorstein Skiaker (Norvegji, 6 prill 2001 - 3 tetor 2001); Marcel Valentin ( Francë, 3 tetor 2001 - 4 nëntor 2002); Fabio Mini ( Itali, 4 nëntor 2002 - 3 tetor 2003); Holger Kammerhoff (Gjermani , 3 tetor 2003 - 1 shtator 2004); Yves de Kermabon ( Francë, 1 shtator 2004 - 1 shtator 2005); Giuseppe Valotto ( Itali, 1 shtator 2005 - 1 shtator 2006); Roland Kather  (Gjermani, 1 shtator 2006 - 31 gusht 2007);Xavier Bout de Marnhac (Francë, 31 gusht 2007 - 29 gusht 2008); Giuseppe Emilio Gay (Itali, 29 gusht 2008 - 8 shtator 2009); Marcus Bentler (Gjermani, 8 shtator 2009 - 31 gusht 2010); Erhard Bühler (Gjermani 1 shtator 2010 - 9 shtator 2011); Erhard Drews (Gjermani, 9 shtator  2011 – 7 shtator) dhe i fundit do të jetë gjermani halbauer...

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Few clouds
  • 1 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 04:20

Prishtinë

Broken clouds
  • 13 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 04:30

Cyrih

Broken clouds, patches of fog
  • 3 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 04:20

Shkup

Broken clouds
  • 13 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 04:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj